Partia “Zgjidhja”: Paratë e pensionistëve Rama ua dha oligarkëve

Partia “Zgjidhja”, ka reaguar nëpërmjet një deklarate për shtyp, në lidhje me parashikimin e Ministrisë së Ekonomisë se nuk do të ketë fond për shpërblimet e fundvitit për pensionistët, familjet në nevojë dhe personat me aftësi ndryshe.

“Zgjidhja” është shprehur se lëmosha qeveritare, që gëzonte qindra mijëra familje që jetojnë në mjerim, zakonisht ka kushtuar rreth 40 milionë dollarë, por Ministria e Financave thotë tani se i mungojnë rreth 60 milionë dollarë nga mbledhja e të ardhurave.

“Qeveria paguan çdo vit për koncesionet dhe PPP-të e pakërkuara të oligarëve dhjetra milionë euro. Fondi për pensionistët është sa dy kilometra rrugë PPP-je të qeverisë, ndërsa nuk ka mbledhur detyrimet e dhjetra kompanive që janë të lidhura me të, duke i bërë gropën buxhetit të shtetit” ka thënë “Zgjidhja” në deklaratë.

Partia “Zgjidhja” u ka premtuar pensionistëve se me ardhjen e saj në pushtet ata do të marrin pensione dhe shpërblime dinjitoze e të merituara për kontributin e tyre të madh në ndërtimin e vendit dhe jo lëmosha që janë në dorën e qeveritarëve hajdutë.

Deklaratë shtypi e partisë “Zgjidhja”

Paratë e pensionistëve Rama ua dha oligarkëve

Ministria e Ekonomisë parashikon se nuk do të ketë fond për të dhënë shpërblimet e fundvitit për pensionistët, familjet në nevojë dhe personat me aftësi ndryshe. Lëmosha qeveritare, që gjithsesi gëzonte qindra mijëra familje që jetojnë në mjerim, zakonisht ka kushtuar rreth 40 milionë dollarë, por Ministria e Financave thotë tani se i mungojnë rreth 60 milionë dollarë nga mbledhja e të ardhurave.

“Zgjidhja’”u bën thirrje pensionistëve që të mos shpresojnë për ndonjë ditë të bardhë nën qeverisjen e oligarkëve. Ajo s’do të ketë sa të jetë në pushtet as fonde për fundvit, as për rritjen e pensioneve mjerane, rrogave të buxhetorëve dhe as të ndihmës për familjet në nevojë.
Justifikimet e Ministrisë së Financave nuk bindin askënd. Qeveria paguan çdo vit për koncesionet dhe PPP-të e pakërkuara të oligarëve dhjetra milionë euro.

Fondi për pensionistët është sa dy kilometra rrugë PPP-je të qeverisë, ndërsa nuk ka mbledhur detyrimet e dhjetra kompanive që janë të lidhura me të, duke i bërë gropën buxhetit të shtetit. Ajo e mbush arkën e shtetit vetëm me taksat dhe tarifat e rritura për biznesin e vogël dhe të mesëm dhe e bën rrush e kumbulla me klientët e vet.
Partia “Zgjidhja” u ka premtuar pensionistëve se me ardhjen e saj në pushtet ata do të marrin pensione dhe shpërblime dinjitoze e të merituara për kontributin e tyre të madh në ndërtimin e vendit dhe jo lëmosha që janë në dorën e qeveritarëve hajdutë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Stadiumi “Rama Ik!”

Arben Rrozhani Ditari (a)politik Mijëra shqiptarë ishin mbrëmë në stadiumin “Air Albania”. Por protesta e tyre me baner e pagëzoi…

Abissnet