Partia “Zgjidhja”: Ndihmoni njëri-tjetrin, mos prisni qeverinë!

Shqipëria është tronditur nga tërmete të fuqishëm që prej ditës së djeshme, shoqëruar këto më pas me lëkundje të herëpashershme. Qindra banorë të qyteti të Durrësit dhe Tiranës kanë kaluar natën në qiell të hapur pasi në banesat e tyre u rrezikohet jeta nga dëmet e shkaktuara të tërmetit.

Në një deklaratë për mediat, partia “Zgjidhja” u bën thirrje shqiptarëve që të ndihmojnë njëri-tjetrin dhe të mos presin qeverinë. Pasi sipas partisë “Zgjidhja”, kjo qeveri nuk ka lidhje me njerëzit dhe hallet e tyre.

Deklaratë shtypi e partisë ‘Zgjidhja’

Tërmeti i fuqishëm që shkundi Shqipërinë la pasoja në njerëz dhe në banesa. Qindra të lënduar, mijëra të shokuar që kanë frikë të qëndrojnë brenda dhe e kaluan natën jashtë dhe përballë tyre një qeveri që bën sehir.
Shumë banorë në Tiranë dhe Durrës presin me dëshpërim ndihmë për banesat e dëmtuara, por nuk kanë marrë përgjigje.
Rama mbledh prefektë, ministra dhe deputetë, bën paradë suksesesh në përballimin e emergjencës civile, por banorët nuk kanë parë ende një zyrtar që t’u vijë në ndihmë.
Partia ‘Zgjidhja’ u bën thirrje shqiptarëve që të ndihmojnë njëri-tjetrin dhe të mos presin qeverinë.
Kjo qeveri nuk ka lidhje me njerëzit dhe hallet e tyre. Banorët e Floqit dhe të Qafzezit në Korçë, prej 1 qershorit enden rrugëve dhe qeveria i mashtroi me rregullimin e shtëpive të rrënuara, edhe pse atje po vjen dimri. Ndaj t’i gjendemi pranë dhe ta ndihmojmë njëri-tjetrin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Lapërdhosja e shtetit

Rezart Prifti Këto ditë të bukura Tetori në Shqipëri diskutohet si përherë për surealen, për të paprekshmen, për atë që…

Abissnet