
Partia “Zgjidhja”, drejtuar nga Koço Kokëdhima, reagoi ashpër për vendimin e sotëm të KQZ-së që gjobiti me 1500 lekë drejtorin e Kadastrës së Lushnjës, pasi i dha deputetit të PS-së lejet e legalizimit që t’ua shpërndante qyetarëve, duke u shprehur se ndëshkimi “ekzemplar” dhe shuma qesharake e gjobës është inkurajim publik dhe mesazh politik nga KQZ që qeveria të vazhdojë përdorimin e administratës publike dhe të fondeve të buxhetit të shtetit për blerjen e votave përmes shërbimeve që qytetarëve u janë mohuar prej vitesh, siç është procesi i zvarritur dhe i korruptuar i legalizimit të ndërtimeve informale.
Deklarata e partisë “Zgjidhja”
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve gjobiti me 1500 lekë drejtorin e Kadastrës së Lushnjës, pasi i dha deputetit të PS-së lejet e legalizimit që t’ua shpërndante qyetarëve, ndonëse përdorimi i shtrukturave shtetërore në fushatë ndalohet 4 muaj përpara zgjedhjeve, siç thuhet në vendimin nr. 9, datë 24.12.2020, duke nisur nga kryeministri deri te drejtuesit e ndërmarrjeve shtetërore.
“Zgjidhja” nuk pret që zgjedhjet parlamentare të 25 prillit do të jenë të lira dhe demokratike, përderisa vota nuk do të jetë e barabartë për pjesëmarrësit në zgjedhje; përderisa kandidatët do t’i emërojnë kryetarët e partive si më parë dhe nuk do të ketë mundësi t’i zgjedhin qytetarët; përderisa votat do t’i numërojnë militantët e partive të vjetra dhe jo komisionerët apolitikë dhe përderisa rezultatin do ta certifikojë një KQZ tripartiake dhe jo një trupë e depolitizuar, si në shumicën e vendeve demokratike.
Ndëshkimi “ekzemplar” dhe shuma qesharake e gjobës është inkurajim publik dhe mesazh politik nga KQZ që qeveria të vazhdojë përdorimin e administratës publike dhe të fondeve të buxhetit të shtetit për blerjen e votave përmes shërbimeve që qytetarëve u janë mohuar prej vitesh, siç është procesi i zvarritur dhe i korruptuar i legalizimit të ndërtimeve informale.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/
Leave a Reply