Parma, babë e bir luajnë në të njëjtin ekip

Një foto e Lukarelit të madh duke markuar të birin gjatë një seance stërvitore te Parma, është kthyer në sensacion në rrjetet sociale.

Prej vitesh Lukareli është kapiteni i Parmës, skuadër që nuk e tradhtoi kurrë edhe pse ekipi ra në Serinë D pas problemeve ekonomike.

Ai luan me Parmën që prej 10 vitesh, dhe tani megjithëse është 41-vjeçar, nuk ka ndërmend të tërhiqet nga futbolli.

Kohët e fundit ai ka afruar në ekip edhe të birin 17-vjeçar, i cili mendohet të jetë një lojtar me të ardhme.

Të tjera

Dyert e mbyllura

Nga Enver Robelli Ka 100 arsye për të kritikuar politikat e Bashkimit Evropian ndaj vendeve të Ballkanit. Në vitin 2003…

Abissnet