Parlamenti Evropian nderon gazetaren malteze, e vrarë në një atentat

Parlamentin Evropian në Strasburg u pagëzua me emrin e Daphne Caruana Galizia, në nderim të gazetares dhe blogeres malteze e cila mbeti e vrarë në një atentat më 16 tetor.

“Çdo herë që do të mbahet një konferencë shtypi në këtë sallë, ata që do të dëgjojnë dhe që do të marrin fjalën do të sjellin ndërmend që kjo sallë nënkupton se nuk do të pushojmë së qeni të kujdesshëm përballë ngjarjes që u shënua në Maltë”, tha kështu presidenti i Parlamentit, Antonio Tajani, i cili mbajti një fjalim para portretit të blogeres, në prani të disa qindra gazetarëve dhe deputetëve, dhe familjes së gazetares.

Më tej ai shtoi  se: “Ne do të vijojnë të kërkojmë hetim ndërkombëtar”, duke theksuar se sakrifica e kësaj gruaje nuk duhet të jetë e pavlerë.

E cilësuar si vetë “WikiLeaks”, Daphne Caruana Galizia, 53 vjeçe zbuloi disa nga anët më të errëta të politikës malteze, duke shënjestruar kryeministrin laburist, Joseph Muscat dhe së fundmi gjithashtu dhe kreun e opozitës.

Të tjera

Tërmeti në Bavari

Rosalia Romaniec Partia Kristiansociale, CSU pësoi goditje të fortë në zgjedhjet e landit bavarez. Përgjegjësinë kryesore për këtë e ka…

Abissnet