Parlamenti britanik voton me 330 vota pro daljen nga BE

Parlamenti britanik ka votuar me shumicë dërmuese në favor të marrëveshjes së Brexit të Kryeministrit Boris Johnson, duke i hapur përfundimisht rrugën Mbretërisë së Bashkuar të largohet nga Bashkimi Evropian këtë muaj, pas më shumë se katër dekadave anëtare.

330 votuan pro largimit të Mbretërisë së Bashkuar nga BE-ja dhe 231 kundër, duke i dhënë fund grindjes politike pas referendumit të Brexit të vitit 2016.

E enjtja ishte mundësia e fundit që deputetët të refuzojnë projektligjin para se të dërgohet në Dhomën e Lordëve, pas së cilës do të futet në legjislacion në javët e ardhshme.

Votimi i ditës së sotme në Parlament ishte në kontrast të ashpër me trazirën, që mbizotëroi politikën britanike vitin e kaluar, e cila përfshinte dorëheqjen e ish-kryeministres Theresa May.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet