Parlamenti britanik shtyn BREXIT-in me 3 muaj

Vendimtare kanë qenë këto tre ditët e fundit për parlamentin britanik i cili kundërshtoi për herë të dytë marrëveshjen me BE-në, por gjithashtu nuk pranoi një largim nga unioni pa marrëveshje. Ndërsa ditën e tretë parlamenti britanik vendosi për shtyrje të daljes.

Në mocionin e tretë të thirrur nga Theresa May, qeveria britanike mori mbështetjen e shumicës për shtyrjen e Brexit-in përtej afatit aktual të 29 marsit.

Qeveria mori mbështetjen e 412 deputetëve, ndaj 202 votave kundër. Gjatë pasdites, shumica konservatore rrëzoi një sërë amendamentesh të kërkuar kryesisht nga opozitarët laburistë. Mes tyre, amendamentin për një referendum të dytë, amendamentin për shtyrjen e Brexit deri më 30 qershor.

Tani May-t do t’i duhet të bindë Brukselin për një shtyrje të afatit dhe Bashkimi Europian e la të hapur një mundësi të tillë.

Vetë presidenti i Këshillit Europian, Donald Tusk tha se do t’i kërkonte 27 vendeve anëtare të ishin të gatshëm për shtyrje të afatit të Brexit.

Ai tha se Britania e Madhe do të ketë më shumë kohë në dispozicion nëse e sheh të nevojshme rishikimin e strategjisë për t’u shkëputur përfundimisht nga BE.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet