Parkimi në Tiranë, një mision i pamundur

Banorët shprehen të shqetësuar në lidhje me mungesën e vendparkimeve në rrugët kryesore, dhe po ashtu ato brenda lagjeve.

Gazetarja: Jeni pajisur me kartën e rezidentit për të parkuar makinat?

Qytetari: Jo, jo.Të gjitha makinat vëtëm përplasen dhe gërvishten nëpër rrugica, skandal. Tërë lagja kështu është.

Makinat kanë parkuar në një rrugicë tjetër duke zënë dhe vendin ku kalojnë këmbësorët për shkak të mungesës së vendit, por kanë bllokuar edhe njëra- tjetrën  për të dalë.

Gazetarja: Ku parkon?

Qytetari: Parkoj poshtë, te bodrumi i pallatit me lekë.

Gazetarja: Kartë rezidenti nuk keni?

Qytetari: Jo. Kalojnë 50 bicikleta, 500 makina, këta e bën me pagesë, ishte shumë mirë me pagesë, plus që këto bizneset i kanë ngordh fare, kanë marrë fund të gjitha.

 

Një makinë që mund të ndalojë me sinjale në mes të rrugës, në krah të korsisë së biçikletave krijon një trafik të madh mbrapa.

Por edhe po të mos duash të hysh fare në rrugën Hoxha Tahsin , por të zgjedhësh sërish parkimin me pagesë të Tirana Parking shumë afër, pra përballë me pazarin e ri, edhe aty ka 0 vende bosh.

Por edhe banorët e zonave ku është aplikuar projekti i rezidentit, shprehen të pakënaqur, mbi mënyrën e funksionit të tij.

Qytetari 1: Ja,përshembull ky këtu nuk është rezident. Më ka zënë rrugën mua. Kështu do bëhet, lesh e li.

Gazetari: Mjafton ky parking?

Qytetari 1: Nuk mjafton fare.

Gazetari: Kjo është pa pullë.

Qytetari 2: Po,pra! Ç’do kjo këtu? Ai duhet të vijë këtu, ta gjobisë ose të marrë karotrecin. Kaq sa e ka zënë ky, unë kam marrë gjobë 20 mijë lekë. Unë e kam në kat të pestë shtëpinë. Kur vijnë cunat vonë, natën, nuk gjejnë vend dhe e vënë makinën te stoli atje. Duhet të vish në mëngjes herët, ta heqësh nga trotuari se ata të vënë gjobë. Vetëm cunat e mi këtu kanë marrë mbi 20 gjoba.Ku ta mbaj…

Gazetari: Sepse ta ka zënë dikush tjetër që nuk ka punë fare?

Qytetari 2: Pikërisht. Ajo që shkruhet në letër, nuk respektohet fare. Nuk mund të rri pas perdes e t’i them cunit: Zbrit poshtë se iku Andrelini!

Gazetari: Ju thoni që vihen gjoba të panevojshme?

Gazetari i emisionit “BOOM” është zhvendosur në rrugën Siri Kodra për të parë gjendjen aty.

Qytetari 1: Jam rezident, çun lagjeje dhe parkojmë makinat me lekë. Nuk na takon fare. Ata vijnë vënë gjoba nga 10 mijë lekë.

Gazetari: Duke qenë se jeni rezidentë, nuk keni më shumë të drejta.

Qytetari 1: Kemi po ku t’i gjejmë këto të drejta. Bëjë me lëkë po këtu te lagjia s’ke cfarë bën me lekë. Kjo bllokohet në çdo moment.

Për drejtoreshën e administrimit të shërbimit të parkimit pranë Tirana Parking, zëvendësimi i vendparkimeve me korsi bicikletash ka bërë që ky institucion të marrë masat për të vazhduar me projektin për rezidentin edhe në zonat ku ende mungon.

Jonida Fezga, drejtoresha e Drejtorisë së Administrimit të Shërbimit të Parkimit, pranë Tirana Parking:

“Në rrugën Hoxha Tahsin ka qenë një rrugë me sistem tarifimi, por si çdo rrugë tjetër me vendim të këshillit bashkiak, ajo ka qenë një rrugë e ndarë me përqindje. Një përqindje ka qenë me pagesë, dhe një përqindje tjetër ka qenë e lirë, për të gjithë qytetarët që mund të parkonin. Pra, kjo pjesa e lirë e vendeve të parkimit në rrugën Hoxha Tahsin tani nuk është më e aksesushme për qytetarët sepse është kthyer në një korsi biçikletash. Aty ka pas afërsisht 100 vende parkimi. Doja të informoja banorët e kësaj rruge që aktualisht Tirana Parking është duke punuar në disa minizona të kësaj rruge për projektin rezident. Në rrugën Hoxha Tahsin që tashmë nuk është një rrugë e aksesueshme për parkim projekti ynë për të pajisur zonën e saj më të afërt për rezident është rruga e barikadave, Qemal Stafa, Rruga e Dibrës, Arkitekt Kasemi, dhe në total për dy blloqet që do i shtohen kësaj janë 390 vende parkimi për rezidentët e kësaj zone”.

Gazetarja: Edhe projekti i kartave të rezidentit në zonën afër stadiumit Dinamo nuk ka funksionuar sipas banorëve, pasi shpesh këto vende zihen nga persona jorezident.

Jonida Fezga: “Të gjithë qytetarët që na dëgjojnë, përsa i përket zonave rezidenciale, nëse ata janë në zonën ku janë të pajisur me sinjalistikën për rezident, unë do thoja të mos tregohet vetëm institucioni që administron për të kallëzuar këto raste, por edhe vetë qytetarët mund të telefonojnë policinë bashkiake, nëse këto vende parkimi zihen nga persona të tjerë, jashtë zonës rezidenciale”. 

Një tjetër problem në lidhje me vendparkimet me pagesë është dhe mungesa e një alternative tjetër përveç asaj me mesazh për të paguar parkimin. Gjatë vitit 2017 Tirana Parking ka premtuar vendosjen e makinetave në rrugët e parkimit me pagesë, premtim ky që deri më tani nuk është mbajtur.

Në Tiranë nuk gjen më vend as për parking me pagesë! Një rast i tillë evidentohet në rrugën Hoxha Tahsin ku pas rikonstruktimeve, janë hequr vendet e parkimit më pagesë duke u zëvendësuar me korsi biçikletash.

Gjithashtu një tjetër problematik është dhe mosimplementimi i projektit për kartat e rezidentit pavarësisht premtimeve të bëra nga agjencia Tirana Parking Gazetarja e emisionit “BOOM” shkoi dhe vështroi nga afër situatën në rrugën Hoxha Tahsin.

Edhe rrugicat në dy krahët e kësaj rruge janë shumë të ngushta, sa makina nuk mund të parkoj.

Një tjetër problem shqetësues është dhe mënyra e pagesës për vendparkimet. Në redaksinë e emisionit “BOOM” kanë mbërritur mesazhe nga përdoruesit e makinave në Tiranë të cilët nuk aksesojnë dot vende parkimi për shkak se duhet të paguar me anë të një sms-je 100 lekë për një orë në numrin 50500.

Por kjo mënyrë nuk është e lehtë për të gjithë pasi shumë persona nuk kanë kredit në telefonin e tyre pasi bëjnë ofertën. Në këtë mënyrë ata janë të penalizuar, dhe në raste se dikush nuk dërgon sms, policia bashkiake i gjobit.

Gazetarja e “BOOM” pyeti qytetarë tek rruga Fortuzi dhe Rruga e Barikadave për këtë shqetësim.

Gazetarja 1: E shoh që je në telefon.Po dërgon mesazhin për Tirana Parking apo jo?

Qytetari 1: Jo s`jam tu dërgu fare.

Gazetarja: Pse?

Qytetari 1: Se kam dërgu sms kam ngrënë edhe gjobë. Se se ka konfirmuar ajo dhe kam ngrënë gjobë.

Gazetarja: Sa lekë gjobë ju kanë vënë?

Qytetari 1: 20 mijë lekë. Edhe pse kam dërguar sms. Edhe për një të ndalme kaq me sinjale kam ngrënë 30 mijë lekë gjobë.

Qytetari 2: Nuk ka nga këta të bashkisë, dikur kanë qenë punëtorët që presin fatuirën, është më mirë të jenë se e ke më të thjeshtë.

Gazetarja: Paguat ndërkohë?

Qytetari 2: Jo do ta paguaj me sms

Gazetarja: Ke lekë në tel?

Qytetari 2: Jo.

Gazetarja: Po me cfarë do i paguash?

Qytetari 2: Do marrim ndonjë lekë borxh.

Gazetarja: Do marrësh kredit apo ke?

Qytetari 2: Jo, do të marrë.

Qytetari 2: Shko jashtë shtetit fut lekët e hekrit, sa të nxjerr aq bën.

Gazetarja: Meqë u takuam dhe nuk po merr dot kredit, unë po të paguaj  parkimin për një orë, e ke falas nga telefizioni Ora.

Qytetari 2: Shumë falemidnerit nga televizioni se do ishim në këmbë tani.

Por “BOOM” zgjidhi vetëm parkimin e një qytetari për një orë, por mungesa e një mënyre tjetër alternative për të paguar parkimin, mbetet një problem për shumë qytetarë.

Ndërkohë në disa intervista për shtypin e shkruar Tirana parking ka premtuar vendosjen e makinetave për të paguar më lehtë parkimin, por ky premtim deri më sot nuk është mbajtur.

Gazetarja: Qytetarët sapo ju afrohesh të shprehin një shqetësim për vendparkimet me pagesë. Një pjesë e mirë e tyre nuk mundeshin të paguajnë përmes mesazheve, në disa deklarata më herët është premtuar edhe vendosja e makinetave në rrugë. Nga një vëzhgim që bëmë nuk është se pamë ndonjë?

Jonida Fezga: Në krijimin 4 vjecar të institucionit tonë si një institucion i ri ku fillimisht ka dashur të ndërgjegjësojë qytetarët, kur ndoshta ishin vetëm tre rrugë me pagesë, ne ishim në sistemin me bileta. Kemi vazhduar me këtë sistem deri në vitin 2017 kur në shkurt të këtij viti, u implementua një mënyrë mjaft inovative, përmes platformës sms payment.

Gazetarja: Por nuk e aksesojnë dot të gjithë, ky është problemi.

Jonida Fezga: Si çdo gjë që do kohën e saj edhe implementimi i sms payment donte kohën e saj por edhe ofrimi i një alternative tjetër, do dojë kohën e saj. Vitin tjetër shumë shpejt ne do na kapi me një formë të dytë të pagesës së alternativës për shërbimin e parkimit publik me pagesë. Mund të jetë ndoshta vendosja e makinetave, nëpërmjet kredit kartave apo forma të tjera por jemi në fazën, duke e studiuar për të ardhur në shërbim të qytetarëve me formën e dytë të pagesës së alternativës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet