Paris, në flakë katedralja e Notre-Dame (VIDEO)

Një zjarr ka përfshirë katedralen e famshme të Notre-Dame në Paris, raportojnë mediat ndërkombëtare.

Ende mbeten të paqarta shkaqet e rënies së flakëve, por zyrtarët vendas thonë se incidenti mund të lidhet me punën gjatë rinovimit.

Zëdhënësi i katedrales André Finot tha se alarmi për zjarrin u dha rreth orës 06:30 të pasdites, duke shtuar se ndërtesa ishte evakuar.

“Një zjarr i tmerrshëm po përhapet në Katedralen e Notre-Dame,” tha kryebashkiakja e Parisit Anne Hidalgo, duke shtuar se zjarrfikësit po përpiqeshin t’i sillnin flakët nën kontroll. “Unë i kërkoj të gjithëve të respektojnë kufijtë e sigurisë”, shtoi ajo në postimin në “Twitter”.

 

Imazhet në mediat sociale tregojnë flakët dhe shtëllungat e tymit të zi që ngrihen në ajër nga ndërtesa 850-vjeçare.

Vitin e shkuar, Kisha Katolike në Francë nisi një apel urgjent për fonde me qëllim ruajtjen e katedrales, që ka nisur degradimin.

Notre-Dame de Paris (domethënë “Zonja jonë e Parisit”) është katedrale mesjetare katolike që gjendet në qarkun e katërt të Parisit. Ndërtesa konsiderohet si shembulli më i mirë i arkitekturës gotike në Francë dhe mbarë botën.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Shqipëri, narko shtet

Revista politike “Spiegel” raporton për sjelljen alarmante të qeverisë  socialiste në Shqipëri, me kryeministër Edi Ramën dhe ministër Lleshajn etj….

Abissnet