Paratë e krimit dhe politika shqiptare / Lubonja: Opozita të flasë me emra dhe jo me terma të përgjithshëm

Publikuar më 13. 11. 2017 nga Dionis Xhafa

Analisti Fatos Lubonja është shprehur, pak minuta më parë, se hetimin e lidhjeve të politikës me krimin dhe parave të krimit që do investohen në ekonominë shqiptare, nuk mund t’a realizojë FBI dhe DEA më mirë se opozita. Përmes një lidhjeje me Skype në studion e ‘Neës 24’, Lubonja deklaroi se opozita shqiptare duhet të flasë me emra dhe jo me terma të përgjithshëm për oligarkët. Sipas tij, këtu nuk është fjala të përmendim terma të përgjithshëm mbi oligarkinë, por është fjala të përmendim emra, cilët janë dhe cila është lidhja direkte apo indirekte që ka pasur politika.

“Nuk më pelqeu një moment në akuzat e opozitës, ku Basha kërkon nga FBI që të bëjë transparencë. Unë s’di se si mund ta bëjë, nëse bëhet fjalë sic thotë edhe Vasili që këtu me paratë e krimit do filtrohen në ekonomi përmes oligarkisë, dhe paratë e krimit ku aludohet për një lidhje direkte midis parave të krimit dhe trafikantëve dhe oligarkëve këtu s’është më fjala të përmendimn këto terma të përgjithshme është fjala të përmendin emra, cilët janë dhe cila është lidhja direkte apo indirekte që ka pasur politika e s’mund ta bëjë FBI më mirë se opozita për të qenë e ndershme me njerëzit”, tha Lubonja. Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka kërkuar ndihmën e FBI dhe DEA për të zbërthyer lidhjet e krimit me politikën dhe parave të krimit që do investohen në ekonominë shqiptare.