Parashikimi i motit për sot, 18 nëntor 2017

Ditën e sotme parashikohen kthjellime dhe  vranësira të lehta, që do të dominojnë motin në ultësirën perëndimore por vranësira të dukshme paraqiten në zonat malore.

Pasditja vijon me kthjellime dhe vranësira të herë pas hershme në pjesën më të madhe të vendit, përjashtuar ekstremin jugor ku do të ketë rrebeshe të shkurtra deri në mbrëmje kur pritet që moti të karakterizohet nga kthjellime dhe vranësira kalimtare deri mëngjesin pasardhës.

Temperaturat e ajrit sjellin një rënie me 2°C gjatë mëngjesit por nuk priten ndryshime të ndjeshme në orët e mesditës.

Të tjera

Abissnet