Parashikimi i motit për sot, 14 nëntor 2017

Publikuar më 14. 11. 2017 nga Bleona Metushi

Gjatë ditës së sotme veriu dhe ekstremi jugor mbeten me vranësira të dendura dhe shira thuajse gjatë gjithë ditës ndërsa mesdita sjell reshje edhe në Verilindje.

Pjesa tjetër e territorit vijon me kthjellime dhe vranësira kalimtare si edhe shira të izoluar, më të mundshëm pas mesditës dhe orët e pasdites.

Gjithashtu do të kemi dhe rënie të temperaturave të ajrit,  do të ulen lehtë në mëngjes por 2 – 3°C rënie sjellin orët e mesditës, kryesisht në Lindje dhe Jug.