Parashikimi i motit për sot, priten reshje shiu dhe dëbore në këto zona

Deri në mesditë, vendi ynë do të kushtëzohet nga kthjellime dhe vranësira kalimtare. Ndërsa pasditja, do të sjellë shtim të vranësirave gjeneruar reshje të izoluara shoi, por reshje dëbore do ketë në zonat e thella malore.

Ndërsa nata sjell përmirësim gradual të kushteve atmosferike, ku kthjellimet do të jenë dominante në të gjithë territorin.

Sipas MeteoAlb: Temperaturat e ajrit rriten në vlerat minimale por mbeten të pandryshuara në vlerat maksimale duke u luhatur nga -3°C mëngjesi deri në 16°C mesdita. Era do fryjë mesatare dhe e fortë me shpejtësi 45-50 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar në det dallgëzim 4 ballë.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/



Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet