“Paralizohet” transporti në Athinë, mijëra grekë në protestë

Mijëra protestues grekë marshuan sot në qendër të Athinës, duke protestuar kundër reformave të reja, duke përfshirë të drejtën për grevë.

Protestat vijnë vetëm një javë pasi Parlamenti pritet të miratojë reformat e reja, në këmbim të fondeve të ndihmës.

Një nga trazirat e para të vitit 2018 ishte mbyllja e metrosë së Athinës, e cila përdoret mesatarisht nga 938 mijë persona në ditë.

Mbyllja e metrosë shkaktoi trafik dhe kaos në qytetin e 3.8 milionë banorëve. Anijet e patën të pamundur lundrimin, ndërkohë që punëtorët vendosën të shkonin në grevë.

Projektligji që pritet të miratohet në Parlament të hënën pritet të ristrukturojë përfitimet familjare, dhe të vështirësojë mbajtjen e grevave. “Kryengritje!”, “Jo skllavërisë moderne!”, bërtisnin disa prej mijëra protestuesve në shesh.

Jashtë Parlamentit janë shënuar jashtë Parlamentit, ndërsa protestuesit u përpoqën t’i afroheshin ndërtesash.

 

Të tjera

Abissnet