Paralajmëron Lulzim Basha: Nëse pengohet debati përplasja do të jetë e pashmangshme

Publikuar më 12. 10. 2017 nga Eno Shkëmbi

Kreu i opozitës Lulzim Basha ka dalë një prononcim për mediat pas shtyrjes për herë të dytë të seancës nga kreu i Kuvendit Gramoz Ruçi.

Basha deklaroi se kryeministri Rama ka frikë të përballet me të vërtetat dhe faktet e opozitës.

Sipas Bashës, Ruçi si vegël e Ramës po përpiqet me çdo kusht që të shtyjë pa fund debatin përballë qytetarëve, pasi ka frikë nga provat dhe faktet e forta të opozitës, se qeveria shqiptarët komandohet nga bandat dhe krimi.

“Edi Rama i trembet këtij debati dhe do të bëjë gjithçka për ta shtyrë debatin. Ne do të bëjmë gjithçka për ta bërë këtë debat. Ne nuk qeverisemi nga qeveria por nga bandat që kanë sjellë Ramën në pushtet. Nuk ka dëshmi më të qartë s kjo, nuk ka asnjë arsye Ruçi të shkelë rregulloren, p0ërveç frikës së Ramës për t’u përballur me opozitën. Ka dy javë që nuk lejohet debati. Tepsinë e ka për vete timonin për vete, tani do t’i mbyllë gojën parlamentit”, tha ai.

“Duam me çdo kusht të evitojmë përplasjen, por ajo është e pashmangshme, nëse ata do vijojnë të pengojnë debatin”, vijoi Basha.