×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Paralajmërimi i profesorëve të sizmologjisë, Meta: Koha për të dëgjuar shkencëtarët, jo servilët

Presidenti i vendit, Ilir Meta, në një postim në faqen e tij në “Facebook”, ka shpërndarë një studim të katër profesorëve sizmolog, duke bërë thirje që është koha për të dëgjuar shkencëtarët dhe jo servilët.

Në vitin 2013 katër sizmologë të njohur në vend, Prof.Dr.Eduard Sulstarova, Prof.Dr.Shyqyri Aliaj, Prof.Dr.Siasi Koçiu dhe Prof.Dr.Betim Muço, i ofruan qeverisë një hartë të re sizmike që shoqëronin botimin e tyre të përbashkët “Sizmiciteti, sizmotektonika dhe vlerësimi probabilitar i rrezikut sizmik në Shqipëri”. Kur e prezantuan këtë studim para mediave ato i bënë thirrje qeverisë që të azhurnonte hartat e reja në standardet kombëtare në sektorin e ndërtimit. Profesor Alija u shpreh në atë kohë se qeveria duhet ti bënte hartat e reja si kusht normativ për të gjitha ndërtimet.

Sipas tij hartat e reja duhet të zëvendësonin hartën sizmike të viteve 80 që sot e kësaj dite është ende në fuqi edhe pse vendi u godit përgjatë dy muajve të fundit nga 2 tërmetet më të fuqishme të 40 viteve të fundit. Disa projektues pohuan se hartat e reja të krijuara nga katër profesorët e nderuar sot përdoren si udhëzues për shumë projektues dhe ndërtues, por ato nuk janë të detyrueshme, për shkak se ligji nuk i njeh. Firmat e vogla të ndërtimit ato që rastësisht hyjnë në sektor duke ndërtuar tre katër pallate, zakonisht kërkojnë ekspertizë të ulet, pohojnë inxhinierët. Rreth 6 vite më parë profesorët e nderuar i bënë thirrje qeverisë që të adoptonte hartat dhe kodet e ndërtimit për shkak se tani po ndërtoheshin pallate shumëkatëshe mbi rekorde ligjore të vjetra.

Shqipëria është nga vendet me sizmicitet më të lartë në Evropë. Në vitin 1995 qeveria nxori një vendim që të gjitha ndërtimet mbi 8 kate duhet të paraprihen nga studime sizmologjike, jo vetëm godinat e banimit, por edhe të tjera. Për fat të keq ky vendim i Këshillit të Ministrave nuk është zbatuar në të gjitha ndërtimet tona”, u shpreh në atë kohë akademiku Sulstarova. Përmes studimit të kryer, pas 30 vjetësh akademikët kanë nxjerrë hartat e reja të shpërndarjes sizmike, të cilat, sipas Sulstarovës duhet të miratoheshin nga Këshilli i Ministrave, në mënyrë që të jenë të detyrueshme për të gjithë ndërtuesit në vend. “Pretendojmë dhe kërkojmë nga qeveria që këto harta të futen, si kusht normativ për të gjitha ndërtimet antisizmike që bëhen në Shqipëri dhe të zëvendësojnë hartën sizmike të vendit e viteve ’80, që është edhe sot në fuqi”, – tha Sulstarova në vitin 2013.

Në studim autorët kanë dalluar 9 zonat e burimeve sizmike në vendin tonë. Monografisë ja rrisin vlerën edhe 12 harta të rrezikut sizmik probabilitar të Shqipërisë, vlerat e rrezikut sizmik për 370 bashki e komuna, si edhe vlerat e plota spektrale për 36 qytete. Në monografi arrihet përfundimi se rezultatet e këtij vlerësimi probabilitar të rrezikut sizmik duhet të shërbejnë si bazë për kodin e ri të ndërtimeve antisizmike  në vend, duke zëvendësuar Hartën e Rajonizimit Sizmik të Republikës së Shqipërisë në shkallën 1:500.000, miratuar nga Këshilli i Ministrave në dhjetor 1979, e cila është ende në fuqi. 9 zonat e burimeve sizmike me magnituda

Zona Lezhë-Ulqin me Mmax=7.0

Ultësira Pranadriatike me Mmax=6.9

Bregdeti Jonian me Mmax=7.0

Korçë-Ohër me Mmax=6.9

Elbasan-Dibër-Tetovë me Mmax=6.9

Kukës-Peshkopi me Mmax=6.5

Shkodër-Tropojë me Mmax=6.5

Pejë-Prizren me Mmax=6.8

Zona e Shkupit me Mmax=6.5

Xh.Sh

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Mbyllet procesi i votimit të kandidatëve në PD e Shkodrës, ja 23 të përzgjedhurit

Mbyllet procesi i votimit të kandidatëve në PD e Shkodrës, ja 23 të përzgjedhurit

Publikuar më 30.09.2020
Procesi i votimit të kandidatëve në degën e Shkodrës ka përf...

Procesi i votimit të kandidatëve në degën e Shkodrës ka përfunduar. Dega e PD Shkodër bën të ditur se në procesin e votimit kanë marrë pjesë 2178 anëtarë ose 70 %, nga 3100 anëtarë. Si rezultat janë zgjedhur 23 kanidatë për të kaluar në fazën tjetër. “Demokratët e Shkodrës janë bashkë dhe në aleancë edhe […]

Lexo më shumë

KQZ e re/ Batuta në mbledhje Rusmaili: Kam marrë distancë nga dashuritë e vjetra! Gjiknuri: Ç’ne prap në KQZ? Zguri: I shërbej vendit

KQZ e re/ Batuta në mbledhje Rusmaili: Kam marrë distancë nga dashuritë e vjetra! Gjiknuri: Ç’ne prap në KQZ? Zguri: I shërbej vendit

Publikuar më 30.09.2020
Komisioni i Posaçëm për përzgjedhjen e kandidatëve të KQZ-së...

Komisioni i Posaçëm për përzgjedhjen e kandidatëve të KQZ-së re zhvilloi këtë të mërkurë seancën e dytë dëgjimore me kandidatët të cilën kanë aplikuar për pozicionet e Kryekomisionerit, Nënkomisionerit dhe për të qenë anëtarë të Komisionit të Rregullatorit dhe Sanksioneve e Ankesave. Mes kandidatë që raportuan ishte dhe Ilir Rusmaili, ish-zëvëndës ministër në kohën e […]

Lexo më shumë

“Herën e parë nuk e dija se ku do shkoja dhe ca do bëja”, Kume tregon pse po kandidon për KQZ-në

“Herën e parë nuk e dija se ku do shkoja dhe ca do bëja”, Kume tregon pse po kandidon për KQZ-në

Publikuar më 30.09.2020
Ish-kreu i KQZ-së, Kristaq Kume, në garë për rregullator të ...

Ish-kreu i KQZ-së, Kristaq Kume, në garë për rregullator të  KQZ-së së re, në përballjen e sotme me komision, në seancën dëgjimore,  e ka justifikuar dëshirën për rikthim, me kontributin që do të japë për atë institicion të rëndësishëm. “Herën e parë nuk e dija se ku do shkoja dhe ca do bëja, por tani […]

Lexo më shumë

Zbulohet italiani që do të zëvendësojë Brend Borchardt në krye të OSBE në Tiranë

Zbulohet italiani që do të zëvendësojë Brend Borchardt në krye të OSBE në Tiranë

Publikuar më 30.09.2020
Një italian do të zërë vendin e Bernd Borchardt. Pas largimi...

Një italian do të zërë vendin e Bernd Borchardt. Pas largimit të ambasadorit Bernd Borchardt, vendin e tij në krye të prezencës në Shqipëri do ta zerë Vicenzo Del Monaco. “Një urim për shumë fat për ambasadorin Vincenzo Del Monaco. Italia ju uron sukses në detyrën e re, në përfitim të axhendës reformuese të qeverisë […]

Lexo më shumë

Debat në Komisionin e Ligjeve, Manja i mbyll mikrofonin Hajdarit, opozita e re bojkoton mbledhjen

Debat në Komisionin e Ligjeve, Manja i mbyll mikrofonin Hajdarit, opozita e re bojkoton mbledhjen

Publikuar më 30.09.2020
Ashtu edhe siç e paralajmëroi deputetja Rudina Hajdari, opoz...

Ashtu edhe siç e paralajmëroi deputetja Rudina Hajdari, opozita e re në parlament ka bojkotuar punimet e Komisionit të Ligjeve me arsyetimin se nuk bëhen pjesë e kësaj loje. Sipas opozitës së re, nuk shikohet asnjë vullnet nga ana e mazhorancës dhe se nuk do që të hapen listat. Në mbledhjen e sotme të Komisionit […]

Lexo më shumë

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor/ VOA: Mazhoranca bëri një hap pas, duket se është ndikuar nga presioni

Ndryshimet në Kodin Zgjedhor/ VOA: Mazhoranca bëri një hap pas, duket se është ndikuar nga presioni

Publikuar më 29.09.2020
Në Shqipëri, shumica socialiste shtyu për javën e ardhshme m...

Në Shqipëri, shumica socialiste shtyu për javën e ardhshme miratimin e ndërhyrjeve në Kodin Zgjedhor, ndërsa deklaroi sot se është e gatshme të bëjë një tjetër përpjekje për të gjetur një kompromis me opozitën jashtëparlamentare për ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Këtë e bëri të ditur, në një shpjegim të gjatë, dërguar anëtarëve të Këshillit Politik, […]

Lexo më shumë

PD jep alarmin, Rama ka nisur manipulimin e zgjedhjeve

PD jep alarmin, Rama ka nisur manipulimin e zgjedhjeve

Publikuar më 29.09.2020
Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi, ka reaguar ...

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së Gazment Bardhi, ka reaguar pasi shumë qytetarëve u është ndryshuar vendbanimi, pa i pyetur fare. Sipas Bardhit, kjo është një përpjekje e dëshpëruar e qeverisë në largim. Ai thotë se PD po bën gati kallzim penal ndaj Lleshajt dhe kreut të Gjendjes Civile. “Ligji e thotë qartë se me ndryshimin […]

Lexo më shumë

“Po e votojmë me qejf”/ Batutat në Komisionin e Zgjedhjeve për ish-ministren e PD-së

“Po e votojmë me qejf”/ Batutat në Komisionin e Zgjedhjeve për ish-ministren e PD-së

Publikuar më 29.09.2020
Hegla Vukaj është një ndër kandidatet për përzgjedhjen në or...

Hegla Vukaj është një ndër kandidatet për përzgjedhjen në organet drejtuese të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. Vukaj ka kandiduar për Komisioner, nënkomisioner, rregullator dhe KAS. Në seancën dëgjimore të kandidatëve, Vukaj ka treguar ekperiencën e saj disa vjeçare në administratë shtetërore dhe publike. “Kam një eksperiencë 20 vjeçare. Jam formuar si juriste në vitin 2000 […]

Lexo më shumë