Papunësia më e ulët në 16 vitet e fundit

Publikuar më 03. 06. 2017 nga Jola Alimemaj

Shkalla e papunësisë në SHBA, në muajin maj, ka rënë në nivelin më të ulët në 16 vjet, por hapja mujore e vendeve të punës është ngadalësuar, tha Departamenti amerikan i Punës. Sipas shifrave të publikuara të premten, papunësia ka rënë në 4.3 për qind në maj, ndërsa vende të reja pune janë hapur vetëm 138,000.

Menjëherë pas përfundimit të Recesionit të Madh në qershor të vitit 2009, papunësia në SHBA ka arritur në 10 për qind. Departamenti i Punës tha se hapja e vendeve të reja të punës po ngadalësohet, pasi tregu i punës është afër mbushjes. Që nga marrja e drejtimit të qeverisë nga ana e republikanëve, që nga janari në SHBA ka pasur muaj për muaj ulje të konsiderueshme të papunësisë. Kjo vjen sipas politika që Trump po ndjek “Bye America, Hire american”, i cili i ka dhënë përparësi nxitjes së punësimit në SHBA.