PAOK dhe Panathinaikos arrijnë marrëveshjen për Ergys Kaçen

Ergys Kaçe duket se do të largohet nga PAOK-u i Selanikut. Mesfushori i Kombëtares shqiptare nuk ka pasur hapësira tek klubi bardhezi, dhe tashmë pasi kishte ditë që përflitej se do të largohej, tashmë gjithçka po bëhet akoma më zyrtare, raporton “Panorama Sport”.

Kaçe do të bëhet pjesë e marrëveshjes së dy klubeve, teksa kalimi i mbrojtësit Moludo nga Panathinakosi te Paoku, do të përfshijë edhe mesfushorin. Mbrojtësi brazilian do të kalojë tek PAOK-u deri në fund të sezonit, dhe Panathinaikos do të përfitojë 500 mijë euro, si dhe shërbimet e Kaçes dhe Konstandinidis. Lojtarët do jenë të huazuar deri në verë, me të drejtë blerje përfundimtare.

Të tjera

Abissnet