Panuçi përzgjedh formacionin, Veseli dhe një debutues si titullarë (FOTO)

Publikuar më 12. 11. 2017 nga Eno Shkëmbi

Sabien Lilaj dhe Astrit Ajdareviç do të kenë mundësinë të tregojnë vlerat e tyre përballë Turqisë që nga minuta e parë, pasi trajneri Panuçi kërkon të shohë aftësitë në grup të dy futbollistëve që i janë bashkuar së fundmi përfaqësueses shqiptare, duke zgjedhur që Kamer Qaka ta nisë ndeshjen nga stoli.

Në seancën e sotme stërvitore, trajneri i kuqezinjve ka provuar formacionin me të cilin do të nisë takimin kundër skuadrës turke dhe zgjedhjet e tij janë thuajse të gjitha të qarta.

Përpara Berishës, titullarë në qendër të mbrojtjes do të jenë Veseli me Mavrajn, ndërsa Hysaj dhe Lenjani do të veprojnë nga krahët. Në pjesën e dytë parashikohet që e gjithë prapavija të ndërrohet me Balliun, Ajetin, Gjimshitin dhe Alijin që do të kenë mundësinë e tyre që të luajnë disa minuta përballë Turqisë, raporton “AlbSport.al”.