Panik në Tiranë, një person tenton të hidhet nga pallati

Publikuar më 14. 11. 2017 nga Dionis Xhafa

Një person ka alarmuar policinë dhe qytetarët, për shkak se ka tentuar që të hidhet nga tarraca e një pallati në Tiranë.

Personi ndodhet në tarracën e një pallati pranë zonës të njohur si “Bulevardi Zogu i Parë”, shkruan “Panorama”. Policia po bind personin që të mund të zbresë poshtë, ndërsa akoma nuk dihet arsyeja pse shtetasi në fjalë po rrezikon të vetëhidhet.

/D.Xh/