
Një video, ku një punonjës i një firme private godet me një mjet të fortë priftin e Kishës Ortodokse, Koço Kapedanin, në Lezhë, po bën xhiron në rrjetet sociale. Ngjarja e rëndë është regjistruar nga kamerat, ku shihet prifti i cili shkon të ballafaqohet me punonjësin.
Nuk duhet shumë dhe situata agravon, punonjësi i firmës private duket teksa në konflikt e sipër, qëllon me një çekiç në pjesën e shpatullës dhe në kokë priftin.
Rasti i rëndë, u denoncua nga kryetari i FRPD-së në Lezhë Albert Loçi, i cili në llogarinë e tij në “Facebook” ka bërë publike edhe videon.
Deri më tani nuk ka pasur asnjë reagim nga policia në lidhje me ngjarjen e rëndë.
Reagimi i plotë:
Prifti Ortodoks i Lezhes z.Koço Kapedani, rrihet nga punetoret e firmes se kontraktraktuar nga Kryetari i Bashkise Pirro 👨🏻✈️ per “kryerjen e punimeve” dhe per dhunimin e qytetareve.
Mire se kjo firme ka disa muaj qe e ka shkatërruar Lezhen dhe lagjet e saj(Beselidhja,Gurra) dhe nuk mban pergjegjesi per afatin e kryerjes se punimeve,por tashme ka filluar te dhunoje dhe qytetaret Lezhjane.
Institucionet heshtin, drejtesia fle gjume ndersa Bashkia Lezhe e ka mendjen te vjedhe qytetaret e saj.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/
Leave a Reply