Pamje të Rënda/ Përfundon ekspertiza për të riun që humbi jetën në burg, ja fotot

Ka përfunduar ekspertiza mjeko-ligjore për 27-vjeçarin Enea Ftoi, që gjeti sot vdekjen në dhomat e sigurisë në Komisiariatin e Korçës.

Ka dyshimi të forta se i ndjeri është dhunuar nga uniformat blu, pas publikimit të fotove që tregojnë shenja dhune në trupin e tij. Këtë pretendim mbështesin fuqishëm edhe familjarët e tij.

Mësohet se tre ekspertët e mjekësisë ligjore kanë marrë kampione nga organet e të riut për t’i analizuar dhe për të dhënë shkakun përfundimtar të vdekjes. Akti i ekspertimit do t’i vihet në dispozicion brenda tre javësh Prokurorisë.

Ndërkaq pas përfundimit të aktit të ekspertizës familjarët kanë tërhequr trupin e të ndjerit nga morgu. Në trupin e tij duken qartë shenjat e dhunës në kah, parakrah, shpatulla dhe fytyrë.

Enea Ftoi përfundoi në prangat e policisë pasi dyshohej se i kishte vjedhur me dhunë një varëse floriri një qytetareje.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Emri i kompromisit

Nga Veton Surroi Në fillim të pluralizmit në ish-Jugosllavi, në Prishtinë mblidheshin partitë politike shqiptare gjithandej Jugosllavisë. Sa herë që…

Abissnet