Pamje të rënda/ Humb tragjikisht jetën shqiptari në Itali (VIDEO)

Një aksident tragjik ka ndodhur në Trento të Italisë ku për pasojë ka humbur jetën një shofer kamioni, 48-vjeçar, me origjinë shqiptare dhe rezident në Gjermani.

“La Voce del Nord” raporton se ngjarja ndodhi rreth orës 07.30 të mëngjesit të sotëm në autostradën “A22” në Brennero të Trentos.

Për të nxjerrë shoferin shqiptar nga traileri, erdhën menjëherë dy ambulanca dhe një helikopter.

Segmenti rrugor i autostradës ku ndodhi aksidenti u bllokua për disa orë.

Të tjera

Abissnet