Pamje të frikshme, uji vërshon nëpër lokale e biznese në Laç e Lezhë (VIDEO)

Publikuar më 16. 12. 2017 nga Xhentila Gjoshi

Shirat e rënë gjatë natës dhe ditës së sotme kanë rikthyer përmbytjet në vend.

Kanë mjaftuar vetëm disa minuta rrebesh shiu dhe rruga kryesore e qytetit të Laçit ngjan si një lumë në mes të qytetit.

Përroi që kalon anash Laçit ka dalë nga shtrati dhe ka përmbytur biznese e banesa.

Ndërsa në Lezhë, ujërat kanë përmbytur lokale të shumta.

Siç edhe shikoni në videot e mëposhtme, ujërat kanë marrë përpara çfarë kanë mundur.