
Ditën e djeshme, legjenda e futbollit ukrainas dhe ish-lojtari i Milanit, Andriy Shevchenko, është takuar ditën e djeshme me presidentin Volodymyr Zelenskiy. Emri më i përfolur i kohëve të fundit, Zelenskiy, ka postuar një video në Instagram ku takohet dhe përqafohet me mall me Shevchenkon në zyrën e tij. Presidenti i Ukrainës ka falenderuar ish-trajnerin e kombëtares ukrainase për vizitën e tij dhe i thotë se tashmë është shumë e rëndësishme që i gjithë populli ukrainas të jetë si një ekip i fortë.
Postimi:
“Andriy Shevchenko faleminderit! Për t’i thënë me zë të lartë të vërtetën për luftën mbarë botës. Me ndihmën e ukrainasve dhe projekteve bamirëse. Tani është shumë e rëndësishmë të jesh një ekip i fortë. Një ekip i quajtur “Ukrainë”, shkruan Zelenskiy.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/
Leave a Reply