Paloka: Rama klouni i Shqipërisë, vendi i zhytur në krim

kloun e se vendi është zhytur në krim. Ai shprehet se kryeministri ngjan me një kloun që shëtit e se e ka vendit të zhytur në afera kriminale e padrejtësi qeveritare.

Statusi:

“Forca e krimit” në majat e saj.

Ndërkohë që kllouni kryeministër fut kokën e tij dhe të Xhafajt nëpër foto me personalitete të botës demokratike në Bruksel, Shqipëria vazhdon të renditet e para në listat e zeza të krimit.

Jo më larg se dje, “Zeri i Amerikes” bente publik raportin vjetor te Antidroges Italiane ku Shqiperia rezulton vendi i origjines per marijuanen qe ka pushtuar Italine dhe Evropen. 90 ton te kapura ne Itali vetem per vitin 2017.

“Shqiptarët zënë vendin e parë në rrjetet kriminale të huaja të narko-trafikut” -thotë raporti sipas VOA.

2 mijë shqiptarë janë arrestuar në Itali vetëm gjatë vitit 2017 për trafik droge.

Po nuk mjaftohet me kaq , sipas raportit “grupet kriminale shqiptare të lidhura me Ndragheten, kanë rol kyc në trafikimin e kokainës…”

Po raporti i Antidrogës Italiane i jep përgjigje dhe propagandës shterpë të “Rilindjes” që është përpjekur si në çdo gjë tjetër, të paraqesë një tjetër realitet duke deklaruar se gjatë qeverisjes së PD ka qenë e njëjta situatë.

Raporti vlerëson se 94 rastet e raportuara të trafikimit të drogës janë më të lartat në dekadën e fundit, ndërkohë që vlera më e ulet shënohet në 2011 me 49 raste”

Ky është imazhi që Edvin Rama i ofron Evropës për Shqipërinë ndërkohë që merr ministrin e brendshëm me vëllain kryetrafikant , në burg në Itali , për ta nxjerrë në foto me Merkel që t’ju a servir shqiptarëve si kredenciale për qeverinë e tij.

Po tashme boja i ka dalë me kohë dhe paratë e drogës , mund të blejnë heshtje ambasadorësh por nuk mund të shërbejnë për të mashtruar gjithë perëndimin.

Kllounit të krimit po ja numërojne ditët dhe orët…

 /D.Xh/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet