Palmer viziton nesër Maqedoninë e Veriut

Përfaqësuesi i posaçëm i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Mathew Palmer ditën e nesërme do të zhvillojë një vizitë pune në Maqedoninë e Veriut.

Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut ka njoftuar se diplomanti amerikan do të pritet nga shefi i diplomacisë, ministri i Punëve të Jashtme, Nikolla Dimitrov.

Në këtë takim pritet që Dimitrov dhe përfaqësuesi i lartë i Departamentit të Shtetit të diskutojnë për zhvillimin e raporteve ndërmjet vendeve, si dhe për mbështetjen e SHBA-së për integrimin euro-atlantik të Maqedonisë së Veriut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet