Palmer: Nuk ka kohë më të mirë se tani për të bërë marrëveshje me Serbinë

Zv. Ndihmës Sekretari i Shtetit të SHBA, Mattheë Palmer gjithashtu ka mbajtur një fjalim në 20 vjetorin e çlirimit të Kosovës, ku tha se; “Nuk ka kohë më të mirë se tani për të bërë marrëveshjen mes Kosovës dhe Serbisë”. Ky ishte mesazhi që ju përcolli Palmer krerëve të shtetit të Kosovës.

“Prishtina dhe Beogradi duhet të punojnë së bashku në emër të të gjithë viktimave në mënyrë që të kenë qasje në drejtësi dhe të gjejnë fatin e të humburve. Ata duhet të lënë mënjanë retorikat nacionaliste.

Shpalosja e traumave të luftës nuk ndihmon në ngritjen e një vendi demokratik. SHBA qëndrojnë pranë Kosovës për të inkurajuar përparimin. Por tani është koha që Kosova të forcojë përpjekjet e saj për të arritur një paqe të qëndrueshme duke arritur një marrëveshje gjithëpërfshirëse me Serbinë, me përfundim me njohje të dyanshme.

Ky sukses kërkon të largohen të gjitha barrierat dhe të ketë frymë bashkëpunimin. Kosova dhe Serbia do të jenë gjithmonë fqinj, të dy vendet duhet të zhbllokojnë të ardhmen europiane. Nuk ka kohë më të mirë dhe më të përshtatshme se tani për ta bërë këtë, Greqia dhe Maqedonia së fundi e bënë pajtimin, një arritje nga liderë largpamës”, tha Palmer.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet