Palmer: Dialog mes palëve për Reformën Zgjedhore (video)

Zyrtari i lartë Amerikan Matthew Palmer, ka folur për Shqipërinë në Forumin Ekonomik Botëror që po mbahet në Davos.
“Do na pëlqente të shihnim një dialog që sjell si rezultat një marrëveshje mbi Reformën Zgjedhore, që zbaton rekomandimet e OSBE/OHDIR-it, dhe që çon sërish drejt normalitetit demokracinë shqiptare” shprehet ai.

Gjithashtu në fjalën e tij, Palmer ka nënvizuar rëndësinë e zhvillimit të zgjedhjeve të lira dhe demokratike si themel i demokracisë.
“Do të na pëlqente të shihnim përparim, është e rëndësishme që themelet demokratike të Shqipërisë të jenë të fortë, që zgjedhjet të jenë të lira dhe që populli shqiptar të ketë lirinë të zgjedhë në mënyrë demokratike” thekson ai.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet