Pallati rrezikon shembjen, protestojnë banorët në Gjirokastër: Duam strehim

Banorët e lagjes “Kodër shtuf” kanë protestuar mbrëmjen e sotme pasi bashkia bllokoi pallatin e tyre 8-katësh, si pasojë e rrezikut të shembjes.

Banorët kërkuan strehim, duke shtuar se institucionet e Prefektit dhe kryetarja e bashkisë ia kalojnë topin njëri-tjetrit.

Këto dy netë ata i kanë kaluar tek të afërmit, por thonë se është e pamundur të vazhdohet kështu.

“Nuk kemi ku të flemë, duam të kthehemi në banesa. Fajtorin ta gjejë shteti, ne duam strehim”, thotë një banor për “News 24”.

Mësohet se bashkia iu ka ofruar si strehë konviktin e Pedagogjikes, por nuk e pranojnë. Ata thonë se është i papërshtatshëm dhe duan të merren masa që të pastrohen shtëpitë.

Të tjera

Një farsë kosovare

Nga Agron Bajrami Në Kosovë, ka kohë që nuk përbën kurrfarë befasie kur politikanët shkelin fjalën e dhënë, abuzojnë me…

Abissnet