Pakti me Greqinë, “Voria”: Ligji i Luftës nul, për naftën dhe gazin në det

Gazeta greke “Voria.gr” shkruan sot se Greqia përfiton hapësira detare ku mund të shfrytëzojë naftë dhe gaz natyror, si shpërblim Shqipëria do t’i abrogojë Ligjin e Luftës të vitit 1940.

Në artikull theksohet se Greqia është dorëzuar dhe ka rënë dakord të tërhiqet nga pretendimet për protokollin e Korfuzit.

Artikulli thekson se ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati ka përmendur rreth 1800 raste shqiptarësh që kanë humbur pasurinë në vitin 1940, jo çamë, pasi për këta të fundit ndiqet tjetër formulë diskutimi. Abrogimi do të lejojë shqiptarët të kërkojnë pronat e tyre në Greqi.

Sa i takon marrëveshjes detare, Greqia do shtrihet në 12 milje, duke përcaktuar “vijën e mesme” që e favorizon përkundrejt Turqisë. Ndërkaq, ende mbeten për t’u parë përcaktimi i zonave  “Joni 1” dhe “Joni 2” ku qeveria greke ka thirrur tashmë kompani të huaja për kërkim hidrokarburesh.

Pjesë e marrëveshjes sipas medias greke është njohja e patentave të makinave, rishqyrtimi i teksteve shkollore që përdoren në Shqipëri, si dhe furnizimi i minoritetit me libra të posaçëm nga Athina. Në ditët në vijim pritet të dalin detaje të reja rreth marrëveshjes, e cila vazhdon të mos jetë transparente për qytetarët.

Të tjera

Emri i kompromisit

Nga Veton Surroi Në fillim të pluralizmit në ish-Jugosllavi, në Prishtinë mblidheshin partitë politike shqiptare gjithandej Jugosllavisë. Sa herë që…

Abissnet