×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Paketa e mbrojtjes/ Garanci për pagat e punonjësve që s’shkojnë në punë, anulohen tenderët, shtyhet shkolla

Agjencia e Prokurorimeve Publike ka njoftuar se ka pezulluar të gjithë tenderët që nuk kanë të bëjnë me koronavirusin. APP konfirmon përmes një njoftimi në faqen zyrtare se do të vijohet me tenderët që kanë të bëjnë me shërbime dhe materiale që plotësojnë nevojat për përballimin e krizës së koronavirusit. Të gjitha autoritetet kontraktore urdhërohen të pezullojnë gjitha procedurat e prokurimit, përfshirë këtu edhe procedurat e prokurimit me vlerë të vogël, për objekte prokurimi të cilat nuk lidhen ngushtësisht me këtë situatë, deri në një njoftim të dytë. Gjithashtu bëhet me dije se do të pezullohen edhe ato procedura prokurimi që janë në proces, objektet e të cilave nuk lidhen me situatën e shkaktuar nga pandemia.

“Autoritetet kontraktore duhet të vijojnë procesin e prokurimit vetëm për ato procedura prokurimi që lidhen ngushtësisht me mbulimin e nevojave te dala në kuadër të situatës së shkaktuar nga pandemia Covid 19 dhe që konsiderohen të domosdoshme.

Në kuptim të sa më sipër, autoritetet kontraktore të pezullojnë gjitha procedurat e prokurimit, përfshirë këtu edhe procedurat e prokurimit me vlerë të vogël, për objekte prokurimi të cilat nuk lidhen ngushtësisht me këtë situatë, deri në një njoftim të dytë”, njofton APP.

Sakaq, ditën e sotme, Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një mbledhje online me drejtuesit e bankave në vend, në vijim të masave për përballimin e krizës së shkaktuar nga koronavirusi. Në një postim në “Facebook”, kreu i qeverisë ka bërë me dije se është diskutuar për vënien në lëvizje të instrumentit të garancisë për pagat e punonjësve që nuk shkojnë dot në punë për shkak të situatës së paralizuar nga pandemia. Po ashtu, theksoi se paketa ekonomike do të zgjerohet në muajin prill.

“Me bankat për paketën financiare të luftës; vënien menjëherë në lëvizje të instrumentit të garancisë sovrane për pagat e punonjësve që nuk shkojnë dot në punë; zgjerimin e paketës gjatë muajit prill”, shkruan Rama.

Gjithashtu sot, më datë 1 prill, një urdhër i firmosur nga Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, njofton se të gjitha institucionet arsimore do të qëndrojnë mbyllura deri në përfundim të gjendjes së epidemisë të shkaktuar  COVID-19.

Kujtojmë që në urdhin e parë të marrë pasu u konfirmua rasti i parë me koronavirus në Shqipëri ishte deri në datë 23 mar, pra u mbyllën për dy javë. Mirëpo më pas kishim një urdhër të dytë i cili njoftoi se shkollat do të shtyheshin prap deri më 3 prill. Mësimi është duke u zhvilluar online, megjithëse ka ende problematika në disa zona ku nuk ka akses në internet. Sakaq, dimë që shkollat janë mbyllur prej datë 9 mars.

Njoftimi i plotë nga Agjencia e Prokurimit Publik

Në vijim të Njoftimeve të deritanishme, mbi shpalljen e procedurave të reja të prokurimit publik, apo vijimin e procedurave apo kontratave në proces, Agjencia e Prokurimit Publik (në vijim “APP”) në mbështetje të nenit 13 të Ligjit Nr. 9643 datë 20.11.2006 “Për prokurimin publik”, të ndryshuar, sjell në vëmendje si më poshtë vijon:

Autoritetet kontraktore duhet të vijojnë procesin e prokurimit vetëm për ato procedura prokurimi që lidhen ngushtësisht me mbulimin e nevojave te dala në kuadër të situatës së shkaktuar nga pandemia Covid 19 dhe që konsiderohen të domosdoshme.

Në kuptim të sa më sipër, autoritetet kontraktore të pezullojnë gjitha procedurat e prokurimit, përfshirë këtu edhe procedurat e prokurimit me vlerë të vogël, për objekte prokurimi të cilat nuk lidhen ngushtësisht me këtë situatë, deri në një njoftim të dytë.

Gjithashtu, të pezullohen edhe ato procedura prokurimi që janë në proces, objektet e të cilave nuk lidhen me situatën e shkaktuar nga pandemia, deri në një njoftim të dytë.

Për këtë qëllim, sjellim në vëmendjen e të gjithë autoriteteve kontraktore dhe operatorëve ekonomikë stafi i APP-së është në dispozicion për çdo kërkesë për asistencë, pyetje apo paqartësi, të cilat mund t’i dërgoni në adresën e-emailit: [email protected]

 

Urdhri i firmosur nga Ministrja Ogerta Manastirliu 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Publikohet raporti i FMN-së: Shqipëria, ndihmën më të ulët për qytetarët dhe bizneset

Publikohet raporti i FMN-së: Shqipëria, ndihmën më të ulët për qytetarët dhe bizneset

Publikuar më 30.11.2020
Fondi Monetar Ndërkombëtar ka publikuar sot raportin për Shq...

Fondi Monetar Ndërkombëtar ka publikuar sot raportin për Shqipërinë, të parë nën ndikimin e tërmetit të një viti më parë dhe të pandemisë së COVID-19. Sipas FMN, Covid ndikoi negativisht në ekonominë e Shqipërisë dhe se Shqipëria pati ndihmën më të ulët për qytetarët dhe për bizneset. Po kështu FMN thotë se paketa ekonomike ishte […]

Lexo më shumë

OBSH: 8 % e familjeve në Shqipëri ranë në varfëri nga shpenzimet e larta për shëndetin

OBSH: 8 % e familjeve në Shqipëri ranë në varfëri nga shpenzimet e larta për shëndetin

Publikuar më 10.11.2020
Një analizë e re e Organizatës Botërore të Shëndetësisë për ...

Një analizë e re e Organizatës Botërore të Shëndetësisë për Shqipërinë zbulon se pagesat nga xhepi për shëndetin janë një burim kryesor i vështirësive financiare për njerëzit në Shqipëri. Rreth 8% e familjeve janë futur në varfëri ose varfërohen më tej pasi paguajnë nga xhepi për shërbime shëndetësore dhe 12% e familjeve përjetojnë shpenzime katastrofike […]

Lexo më shumë

Raporti i KLSH-së: Aq shumë është shkelur ligji i buxhetit, saqë do të ishin paguar 65 mln euro lekë gjoba më 2019

Raporti i KLSH-së: Aq shumë është shkelur ligji i buxhetit, saqë do të ishin paguar 65 mln euro lekë gjoba më 2019

Publikuar më 06.11.2020
Nëse do të ishin aplikuar gjoba aq herë sa nuk është respekt...

Nëse do të ishin aplikuar gjoba aq herë sa nuk është respektuar ligji i buxhetit do të ishin arkëtuar 8 miliardë lekë ose 65 milionë euro në arkën e shtetit, përllogarit Kontrolli i Lartë i Shtetit (KLSH). Vala e shkeljeve është aq e madhe sa, përfshin të gjitha njësitë publik publike të cilat faturojnë dhe […]

Lexo më shumë

Sa do të zgjasë pandemia? Çfarë na mësoi gripi Spanjoll, SARS dhe Ebola, kostot e pritshme në ekonomi

Sa do të zgjasë pandemia? Çfarë na mësoi gripi Spanjoll, SARS dhe Ebola, kostot e pritshme në ekonomi

Publikuar më 02.11.2020
Me pandeminë e koronavirusit që tashmë ka hyrë në kulmin e s...

Me pandeminë e koronavirusit që tashmë ka hyrë në kulmin e saj, dilema të shumta janë ngritur. Sot askush nuk është në gjendje të parashikojë në këto momente për sa kohë do të zgjasë, cilat do të jenë kostot dhe sa i vështirë do të jetë rekuperimi. Një ide e mundshme mund të krijohet nga […]

Lexo më shumë

Frika nga Covid-19, shqiptarët shtojnë kursimet që nga fillimi i pandemisë, rekordi i 9 viteve

Frika nga Covid-19, shqiptarët shtojnë kursimet që nga fillimi i pandemisë, rekordi i 9 viteve

Publikuar më 30.10.2020
Depozitat bankare shënuan një tjetër rritje të ndjeshme për ...

Depozitat bankare shënuan një tjetër rritje të ndjeshme për muajin shtator, duke vijuar një tendencë të qëndrueshme kursimi, që është konstatuar që pas fillimit të pandemisë së Covid-19. E ardhmja e pasigurt po nxit kursimtarët të lënë para mënjanë për kohë të vështira. Që nga fundi i muajit shkurt, stoku i depozitave në vend është […]

Lexo më shumë

Shqiptarët të “fiksuar” pas shtëpisë, ja kush janë qytetet që shpenzojmë më shumë për mobilie dhe pajisje

Shqiptarët të “fiksuar” pas shtëpisë, ja kush janë qytetet që shpenzojmë më shumë për mobilie dhe pajisje

Publikuar më 28.10.2020
Familjet në qarkun e Beratit dhe të Korçës janë të dhënë më ...

Familjet në qarkun e Beratit dhe të Korçës janë të dhënë më shumë pas “luksit” në shtëpi në raport me qarqet e tjera të vendit. Vrojtimi i INSTAT për buxhetin e familjeve ka identifikuar se Beratasit shpenzuan për furniturën e shtëpisë, mobilie dhe pajisje rreth 10 për qind të totalit të buxhetit të tyre mujor […]

Lexo më shumë

Banka Botërore: Huadhënia në të ardhmen më selektive në reformat që mbështet

Banka Botërore: Huadhënia në të ardhmen më selektive në reformat që mbështet

Publikuar më 27.10.2020
Banka Botërore i ka bërë një rishikim mbështetjes së reforma...

Banka Botërore i ka bërë një rishikim mbështetjes së reformave në disa vende përmes programeve të financimit që zbaton vit pas viti dhe Shqipëria ka qenë një prej atyre që kanë kaluar në analizë. Në një dokument të publikuar së fundmi BB konstaton se ky vlerësim i korporatës ekzaminoi sesi Grupi i Bankës lehtëson lidhjet […]

Lexo më shumë

Miratohet projektbuxheti për vitin 2021, si parashikohet ekonomia për vitin e ardhshëm në vend

Miratohet projektbuxheti për vitin 2021, si parashikohet ekonomia për vitin e ardhshëm në vend

Publikuar më 20.10.2020
Është miratuar projektbuxheti për vitin 2020. Ministria e Fi...

Është miratuar projektbuxheti për vitin 2020. Ministria e Financave njofton për një rritje të ekonomisë në 5.5%. Në një mbledhje të posaçme, kushtuar Projektbuxhetit, do të shpenzohet 587.6 miliard lekë, ndërkohë që të ardhurat janë planifikuar të jenë 479 miliard lekë me një defiçit buxhetor prej 6.5 % të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Duke qenë se Ministria e […]

Lexo më shumë