Paketa anti-shpifje e Ramës, Lubonja: Variant grotesk dhe tragjik i Enverizmit

Analisti Fatos Lubonja e konsideron një gjë tragjike dhe groteske paketën anti-shpifje që po përpunon kryeministri Edi Rama.

Duke folur në rubrikën “Opinion” në News24, Lubonja tha se tashmë duhet një rezistencë e fortë, pasi nga qeveria po bëhen një zhvendosje e vëmendjes duke thënë se opozita nuk është e fortë.

“E shikon si një variant qesharak, groteskt dhe tragjik të Enverizmit. Kjo gjë është bërë dhe në komunizëm që dënoheshin ata që flisnin kundër. Është e njëjta situatë kur burgoseshin dhe punonin për shkollat.  Shpifja është personale, nuk është  për t’u bërë me një departament, paguhen nga ne ata”, tha Lubonja.

“Po pse kush i paguan këto parti, apo oligraktët?! Hap departament shpifjeje, dhe kush e bën shpifësi më i madh në vend! Ky është i blinduar nga ndjenja e fajit, nuk pranon asnjë gjë kundër, por nuk është problem ky, por ata që i rrinë mbrapa. Kemi hyrë në një fazë, kur krimi ndjell krimin”, vijoi ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet