
Një ditë ndryshe ka qenë kjo e sotmja në spitalin “Shefqet Ndroqi” apo COVID 2, ku Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore ka dhuruar shfaqe për të sëmurët dhe stafin mjekësor të këtij institucioni.
Për disa minuta me radhë Ansambli i Këngëve dhe Valleve Popullore dhuroj sado pak gëzim në këto ditë të vështira dhe lufte me koronavirusin, i cili në 9 muaj ka marrë më qindra jetë në vendin tonë, ndërsa qindra pacientë të tjerë po luftojnë me virusin vdekjeprurës.
Ashtu siç shihni edhe në pamjet e mëposhtme, duket se mini koncerti ia ka arritur qëllimit për të ndryshuar disi atmosferën e rënduar në spitalin “Shefqet Ndroqi”. Stafi dhe mjekësor dhe disa pacientë dolën në ballkonin e spitalit për të shijuar këngët shqiptare.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/
Leave a Reply