“Pagesa e fundit”, lihen në burg të arrestuarit që nxirrnin pasaporta false për në Kanada

Gjykata e Fierit ka dhënë masën e sigurisë për katër të ndaluarit, që u arrestuan në kuadër të operacionit “Pagesa e fundit”.
Në këtë mënyrë u pranua kërkesa e Prokurorisë për “Arrest me burg” për Artan Hasanin, 48 vjeç dhe Enton Lahollarin, 37 vjeç.
Ndërsa masa e sigurisë “arrest me burg” është zëvendësuar në “detyrim me paraqitje” kundrejt një garancie pasurore për Xhevair Myrtaj dhe Kostaq Papën, 31 vjeç.
Grupi përbëhej nga 16 persona, 8 prej të cilëve u arrestuan, 6 po hetohen në gjendje të lirë dhe dy të tjerë u shpallën në kërkim.
Më 10 mars policia bëri të ditur detajet e operacionit të arrestimit të grupit që falsifikonin dokumentet e emigrimit për në vendet e BE-së dhe Kanadasë. Porositë bëheshin në Lushnje, Berat dhe në Fier, ndërsa dokumentet falsifikoheshin në kryeqytet.
Për transportimin e shkresave përdoreshin autobuzët dhe furgonët e transportit të udhëtarëve .
Pasaporta false për në Kanada dhe BE kushtonin 12 mijë paund.

Të tjera

Abissnet