×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Paga shtesë për të larguarit dhe ata që janë ende në punë, ja si bëhet aplikimi

Hyn në fuqi vendimi për subvencionim të punonjësve dhe mbështetje të të larguarve nga puna në sektorin e transportit publik për shkak të pandemisë. Disa ditë më parë  kryeministri Edi Rama  tregoi se qeveria do të lëvrojë një tjetër pagë për të gjithë ish-punonjësit në sektorin publik  dhe do vazhdojë të mbështesë sektorin në tërësi.

Kështu ditën e djeshme me publikim në Fletoren Zyrtare ky ligj ka hyrë tashmë në fuqi. Në këtë vendim janë publikuar të gjitha kriteret dhe procedurat që duhet të ndjekin të prekurit për të qenë përfitues të shumës 26 mijë lekë, ku përfitues do të jenë edhe ata të cilët kanë përfituar nga dy paketat e mëparshme.

“Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të ligjit “Për buxhetin e vitit 2020”, të ndryshuar, dhe të pikës 5, të nenit 41, të ligjit nr. 45/2019, “Për mbrojtjen civile”, me propozimin e ministrit të Shtetit  për  Rindërtimin,  Këshilli  i Ministrave  vendosi; dhënie ndihme financiare  prej  26, 000 lekësh, për shkak të situatës së krijuar nga COVID-19, për të punësuarit  apo  ish-të punësuarit  në  subjektet  e transportit publik, qytetas dhe ndërqytetës. E përfitojnë ndihmën, sipas pikës 1 të këtij kreu,  punonjësit e deklaruar në listëpagesat  e subjekteve  si  më  sipër, pavarësisht nëse kanë përfituar ose jo nga paketat e mëparshme  të ndihmës financiare, të dhënë për këtë qëllim”, thuhet në vendim.

Nga kjo paketë do të përfitojnë mbi 5,000 qytetarë, ndërsa efekti në buxhetin e shtetit parashikohet në vlerat e mbi 134 miliardë lekë, me financim të drejtpërdrejtë nga Drejtoria e Përgjithshme  e Shërbimit të Transportit Rrugor. “Qeveria ka miratuar 5,191 paga për punonjësit dhe të larguarit nga puna në sektorin e transportit rrugor të udhëtarëve për muajin qershor 2020. Ndihma  financiare  për  të  punësuarit,  në shumën  e  përcaktuar, përfitohet  vetëm  një  herë si shumë e vetme. Efektet  financiare,  në  masën  134,  966,000 lekë,  do të përballohen nga Drejtoria e Përgjithshme  e Shërbimit të Transportit Rrugor”, përcaktohet në vendim.

Ja si bëhen aplikimet

Por duke qenë se përfitues nga kjo paketë do të jenë edhe ata të cilët kanë përfituar nga ligji i marsit për ndihmë financiare, qeveria ka sqaruar në këtë vendim se si do të bëhet derdhja e shumës për ata të cilët përfitojnë për herë të parë dhe si do procedohet me ata të cilët kanë qenë njëherë përfitues. Konkretisht atyre që kanë përfituar edhe nga dy paketat e mëparshme shuma do t’u kalojë automatikisht në llogaritë e tyre bankare, ndërsa për ata që janë përfitues për herë të parë  miratimi i aplikimit bëhet nga punëdhënësi.

“Për punonjësit, të cilët kanë përfituar ndihmë financiare, sipas vendimit datë 27.3.2020, “Për përcaktimin e procedurave, të dokumentacionit dhe të masës së përfitimit të ndihmës financiare për të punësuarit në subjektet e biznesit me të ardhura vjetore deri 14 milionë lekë, ndihmës ekonomike e të pagesës së të ardhurës nga papunësia gjatë periudhës së fatkeqësisë natyrore, të shpallur si pasojë e COVID-19”, pagesa do të kryhet automatikisht nga administrata tatimore, në bazë të të dhënave që kjo e fundit disponon. Ndërsa aplikimi për të përfituar ndihmën financiare për punonjësit apo ish-punonjësit, të cilët nuk kanë përfituar ndihmë financiare më parë aplikimi bëhet nga subjekti i të punësuarit. Në rastet e mosaplikimit nga ana e subjektit, ndihma financiare për të punësuarit do të jepet menjëherë pas miratimit nga administrata tatimore”, sqarohet në vendim.

Dokumentacioni i nevojshëm

Ndër të tjera në vendim janë përcaktuar edhe dokumentacionet që duhet të dorëzojnë aplikantët pranë zyrave të DPT, qoftë punonjësit vetë apo subjekti nën të cilin ai punon ose ka qenë i punësuar. Së pari aplikanti duhet të zotërojë dokumentin që verifikon që është ose ka qenë punonjës në sektorin e transportit publik deri para shpërthimit të pandemisë, duke vënë theksin edhe tek dorëzimi korrekt i IBANIT të bankës që në paketat e mëparshme ka shfaqur pengesa.

“Subjektet aplikues duhet të paraqesin pranë Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, nëpërmjet portalit e-Filing, kërkesën me të dhënat e përfituesve, ku përfshihen: të dhënat identifikuese të subjektit tatimpagues; të dhënat identifikuese të përfituesve, përfshirë: emrin, mbiemrin, numrin e telefonit, adresën e e-mail; numrin personal të identifikimit të përfituesit;llogarinë bankare; IBAN-in e llogarisë bankare”, përcaktohet në dokument. Sakaq vendimi sqaron se, Administrata tatimore, brenda 10 ditëve pune nga data e aplikimit duhet të verifikojë  në sistemin tatimor, identifikojë aplikuesit dhe të dhënat në kërkesën e tyre, duke analizuar: tatimpaguesin dhe veprimtarinë e tij, krahasimisht listën e paraqitur për përfitim ndihme me listëpagesën e dorëzuar në mënyrë elektronike.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Butrinti jepet me koncesion/ VOA: Për herë të parë menaxhohet nga një subjekt jo-publik

Butrinti jepet me koncesion/ VOA: Për herë të parë menaxhohet nga një subjekt jo-publik

Publikuar më 10.09.2020
Qendra më e njohur arkeologjike në Shqipëri, qyteti antik i ...

Qendra më e njohur arkeologjike në Shqipëri, qyteti antik i Butrintit, pritet të menaxhohet për dhjetë vitet e ardhshme nga një agjenci e re. Në ligjin e miratuar së fundmi, ajo njihet si “Fondacion”, por për të nuk ka shumë hollësi, me përjashtim të faktit, që do të jetë një partneritet mes Ministrisë së Kulturës […]

Lexo më shumë

30 mln USD më shumë në buxhet vetëm në gusht, financat pësojnë rritje

30 mln USD më shumë në buxhet vetëm në gusht, financat pësojnë rritje

Publikuar më 02.09.2020
2/3 e vendeve të punës së humbur gjatë mars-prillit, konfirm...

2/3 e vendeve të punës së humbur gjatë mars-prillit, konfirmuar nga listë-pagesat zyrtare të Tatimeve janë rikuperuar. Shqipëria në korrik kishte 3 mijë biznese më shumë se në muajin shkurt. Muajin e kaluar, të ardhurat e mbledhura nga TVSH e brendshme ishin 7.9 për qind ose 314 milionë lekë (rreth 30 mln USD) më shumë […]

Lexo më shumë

Rinisin punë 43 mijë persona që u larguan nga COVID-19, shtohen edhe 3 mijë vende të reja

Rinisin punë 43 mijë persona që u larguan nga COVID-19, shtohen edhe 3 mijë vende të reja

Publikuar më 01.09.2020
Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave dhe Ekono...

Sipas të dhënave zyrtare nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë, në 10 ditët e para të muajit gusht tregu i punës rezulton me 3 mijë të punësuar të rinj që prej Marsit, kur nisi dhe mbyllja e bizneseve. Sakaq, rritja më e madhe e papunësisë u shënua në fund të prillit, ku 43 mijë individë […]

Lexo më shumë

Rimbursimi i gjobave për shtetasit shqiptar që janë gjobitur në shtetet e huaja, dokumentet që duhen

Rimbursimi i gjobave për shtetasit shqiptar që janë gjobitur në shtetet e huaja, dokumentet që duhen

Publikuar më 31.08.2020
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njofton se do të rimburs...

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njofton se do të rimbursojë gjobat e vendosura nga autoritetet e shteteve të huaja për shqiptarët, të cilët shkelën afatin e lejuar të qëndrimit për shkak të rregullave të vendosura për parandalimin e koronavirusit gjatë periudhës 10 mars – 1 qershor. Dokumentat që qytetarët duhet të dërgojnë përmes postës për […]

Lexo më shumë

Paga e luftës/ Afati i fundit i dorëzimit të ankesave për përfitimin e ndihmës nga paketa e parë dhe e dytë

Paga e luftës/ Afati i fundit i dorëzimit të ankesave për përfitimin e ndihmës nga paketa e parë dhe e dytë

Publikuar më 25.08.2020
Dita e sotme shënon përfundimin e afatit të dorëzimit të ank...

Dita e sotme shënon përfundimin e afatit të dorëzimit të ankesave në lidhje me përfitimin e ndihmës financiare të paketës së parë dhe të dytë. Kjo gjë është sqaruar nga Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve e cila ka njoftuar se 25 gushti është afati i fundit i paraqitjes së ankesave nga qytetarët dhe bizneset në […]

Lexo më shumë

Dollari në tregun vendas zbret në nivelin më të ulët në 6 vjet

Dollari në tregun vendas zbret në nivelin më të ulët në 6 vjet

Publikuar më 20.08.2020
Monedha e gjelbër ka shënuar një rënie të fortë ditët e fund...

Monedha e gjelbër ka shënuar një rënie të fortë ditët e fundit në tregun vendas. Dje, një dollar u kumbye me 103.82 lekë, me një rënie prej 0.29 lekë në raport me një ditë më parë, sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë. Ky është niveli më i ulët në 6 vjet, që nga fundi […]

Lexo më shumë

Pastrimi i parave, Shqipëria vendi i dytë me riskun më të lartë në Europë

Pastrimi i parave, Shqipëria vendi i dytë me riskun më të lartë në Europë

Publikuar më 14.08.2020
Shqipëria është vendi europian me pikëzimin më të lartë sa i...

Shqipëria është vendi europian me pikëzimin më të lartë sa i takon riskut të pastrimit të parave dhe terrozimit pas Turqisë. Indeksi i vitit 2020 i Insitutit të Bazelit e rendit vendin tonë të 44-in mes 141 vendeve të botës lidhur me këtë fenomen duke marrë 5.69 pikë, teksa Turqia ndodhet tre pozicione më sipër […]

Lexo më shumë

Rindërtimi/ Firmoset marrëveshja me Fondacionin Firdeus, do ndërtohen 168 banesa

Rindërtimi/ Firmoset marrëveshja me Fondacionin Firdeus, do ndërtohen 168 banesa

Publikuar më 12.08.2020
Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj në një postim në rrjet...

Ministri i Rindërtimit, Arben Ahmetaj në një postim në rrjetin e tij social në Facebook, shkruan se janë 9 milionë e 50 mijë euro donacione nga “Shqiptarët për shqiptarët”.  Ndër të tjera ai thekson se qeveria ka shtuar 5.7 milionë dollarë për rindërtimin e infrastrukturës në Thumanë. “Nënshkrimi i Marrëveshjes me Fondacionin Firdeus, një tjetër […]

Lexo më shumë