Padia e Shkëlzen Berishës ndaj Ballës kalon të Krimet e Rënda, Gjykata e Lartë shpall moskompetencë

Publikuar më 14. 02. 2018 nga Xhentila Gjoshi

Gjykata e Lartë ka shpallur moskompetencë për çështjen Berisha-Balla, dhe pas kësaj dosja do të kalojë te Krimet e Rënda. Shkëlzen Berisha ka akuzuar Taulant Ballën për shpifje, dhe seanca për këtë çështje do të zhvillohet nesër tek Gjykata e Krimeve të Rënda.
Seanca e sotme gjyqësore u shty për nesër në orën 15:30, pas kërkesës së avokatit të Taulant Ballës.
“Të shtyhet seanca, klienti im do që të jetë prezent”, u shpreh avokati i Taulant Ballës.