Padi për vrasje ndaj Nikolla Sazdovskit

Prokuroria themelore publike Shkup, sot ka parashtruar akt të prokurorisë me propozim për vazhdim të masës “paraburgim” kundër dy persona për veprën e kryer penale “vrasje” nga Kodi penal. Të pandehurit ngarkohen se bashkë dhe në mënyrë të egër e kanë privuar nga liria të dëmtuarin Nikoll Sazdovski.

Siç është theksuar në kumtesën e Prokurorisë, të pandehurit më 29 qershor të vitit 2018 rreth orës 17:45 minuta në bul. “Aleksandri i Maqedonisë” në Shkup tek stacioni i autobusit para fabrikës “Alkaloid” i janë afruar të dëmtuarit dhe ia kanë kërkuar letërnjoftimin. Pasi që ua ka dhënë letërnjoftimin ata kanë filluar ta godasin me boksa në kokë dhe në kraharor, pas së cilës i dëmtuari ka humbur ndjenjat dhe është rrëzuar në trotuar. Nga goditjet i dëmtuari ka marrë lëndime të rënda dhe ka rënë në gjendje kome. Ai është dërguar në Qendrën klinike “Nëna Terezë”. Ditën e njëjtë është dërguar në Klinikën universitare – Shkup dhe më 3 korrik të vitit 2018 është konstatuar vdekja, shkruan Express.

Njëkohësisht me parashtrimin e aktit të prokurorisë, prokurori i PTHP Shkup propozoi që dy të pandehurve t’u vazhdohet masa e paraburgimit. Kundër personit të tretë, për të cilin ka urdhërarrest vendor dhe ndërkombëtar, procedura hetuese do të vazhdojë në momentin kur do të jetë i kapshëm për organet shtetërore, njoftohet në kumtesën e Prokurorisë publike.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të tjera

Abissnet