Pacientët kanë nevojë për pushim jo për antibiotikë

Publikuar më 25. 10. 2017 nga Jola Alimemaj

Sipas Shëndetit Publik në Angli, të paktën një e pesta e antibiotikëve të përshkruar me recetë janë të panevojshme, përderisa një numër i konsiderueshëm i sëmundjeve largohen vetvetiu.

Përdorimi tepërt i ilaçeve është duke bërë me të vështirë trajtimin e infeksioneve, duke krijuar superbekatere rezistente ndaj ilaçeve.

Antibiotikët janë të nevojshëm në rastet e pneumonisë, meningjitit bakterial e disa infeksione të tjera.

Kollitja apo bronkiti tërhiqen për një periudhë tre-javore vetvetiu, përderisa antibiotikët zvogëlojnë këtë periudhe vetëm për dy ditë.

Rekomandohet që në këto raste pacientët të pushojnë, të konsumojnë lëngje dhe të përdorin paracetamol për lehtësimin e dhimbjeve.