×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Pabesia kushtetuese me ministren e arsimit

Arben Rrozhani

Kryeministri Rama zyrtarizoi sot atë që ishte përfolur prej ditëve të nxehta të gushtit: largimin e ministres së arsimit, Besa Shahini, që kishte paralajmëruar largimin nga qeveria dhe Shqipëria, për t’u kthyer në Kosovë, për ‘arsye familjare’. Për të parën herë në historinë e qeverive shqiptare ministri njofton largimin direkt në televizion dhe po aty stafetën e merr ministri tjetër që emërohet nga kryeministri po live.

Një shkelje e hapur e kushtetutës së Republikës së Shqipërisë që thotë në nenin 98 se: 1. Ministri emërohet dhe shkarkohet nga Presidenti i Republikës, me propozim të Kryeministrit, brenda 7 ditëve dhe 2. Dekreti shqyrtohet brenda 10 ditëve nga Kuvendi’. Dhe një tallje e madhe me shqiptarët që po e vuajnë mungesën e arsimit publik, po aq sa shëndetësinë, mbrojtjen sociale dhe shërbimet.

Besa Shahini do të rikthehet në Kosovë prej nga erdhi, duke mbyllur një cikël të ‘teknikëve’ që nuk kanë të ardhme në një qeveri politike. Ajo ishte zëvendëse e Lindita Nikollës, deri kur dha dorëheqjen pas protestave të studentëve në dhjetor 2018. U mbajt si mish i huaj në trupin socialist të qeverisë dhe nuk është çudi që asaj t’i faturohen të gjitha dështimet e arsimit, nga reforma që gatoi Lindita dhe Plarenti deri te ‘Pakti për Universitetin’.

Largimi (linçimi) publik i saj ditën e parë të vitit të ri shkollor 2020-2021 dhe zëvendësimi me një deputete të PS-së, është mënyra se si vepron kjo qeveri që arsimin e ka lënë pas liste, me më pak se 3 për qind të PBB-së, kur angazhimi i objektivave të OKB-së është 5 për qind; me kushte skandaloze në shumicën e shkollave publike të të gjitha niveleve, ku mungojnë kushtet elementare të mësimdhënies, jo më të flitet për masa anti-COVID; kur, edhe pse vit pas viti në shkolla ulen mijëra nxënës më pak, fondet nuk dalin, sepse shkojnë për sektorë të tjerë joprioritarë.

Kjo nuk do të ndryshojë, fatkeqësisht. Spektakli me titullarin e arsimit e tregoi dhe e konfirmoi këtë: arsimi duhet të jetë i partisë, po ashtu edhe pjesa tjetër e piramidës. Mësimdhënia dhe mësimnxënia pak rëndësi kanë. Mjaft që ERTV-ja të shfaqë kryeministrin, ministra që ikin e që vijnë dhe pijnë kafe. Mungon vetëm kolona zanore në sfond: muzikë tallavaje.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Rikthimi i shpresës është sfida tjetër e Bashës!

Rikthimi i shpresës është sfida tjetër e Bashës!

Publikuar më 24.09.2020
Alban Daci Një sfidë tjetër e rëndësishme pas 25 prillit ësh...

Alban Daci Një sfidë tjetër e rëndësishme pas 25 prillit është pa dyshim rikthimi i shpresës se Shqipëria bëhet e për tu bërë ka nevojë për pjesë më vitale, rininë. Shifrat pas 2013 për azilkërkues janë alarmante, shqiptarët qëndrojnë pothujse në një rënditje me afganët. Shqipëria bën pjesë në ato vende me absurditet, nga njëra […]

Lexo më shumë

Naftëtarët, minatorët dhe resurset nëntokësore të Shqipërisë!

Naftëtarët, minatorët dhe resurset nëntokësore të Shqipërisë!

Publikuar më 23.09.2020
Silvana Begaj Ndër pasuritë natyrore me të cilat natyra ka b...

Silvana Begaj Ndër pasuritë natyrore me të cilat natyra ka bekuar Shqipërinë bëjnë pjesë, madje me peshë të madhe ekonomike e strategjike, edhe pasuritë e nëntokës siҫ janë: hidrokarburet dhe metalet. Janë sektorë të ekonomik me peshë, por për fat të keq ne kemi 30 vjet që nuk po ua shikojmë hajrin. Në këta sektorë […]

Lexo më shumë

Çështja e krimit dhe vrasjeve në Shqipëri

Çështja e krimit dhe vrasjeve në Shqipëri

Publikuar më 20.09.2020
Alban Daci Ka disa ide se si mund të parandalohen vrasjet ap...

Alban Daci Ka disa ide se si mund të parandalohen vrasjet apo krimi. Disa janë të mendimit në shtrëngimet e kodit penal. Në fakt me këto lloj teorish janë kryesisht vendet me diktaturë dhe shteti policor. Shtrëngimet dhe dënimet e rënda përmes kodit penal nuk e parandalojnë krimin, por forcojnë pushtetit e politikës e rrisin […]

Lexo më shumë

Pasojat e shëndetit mendor në kohë pandemie: Ankthi faktori kryesor!

Pasojat e shëndetit mendor në kohë pandemie: Ankthi faktori kryesor!

Publikuar më 20.09.2020
Silvana Begaj Viti 2020 filloi me përhapjen e një pandemie t...

Silvana Begaj Viti 2020 filloi me përhapjen e një pandemie të panjohur më parë e cila u përhapë sa hapë e mbyll sytë në cdo kënd të botës duke na gjetur të papërgatitur dhe duke marr jetë njerëzish në një numër të lartë. Si cdo gjë e re e mbi të gjitha vdekjeprurëse kjo pandemi […]

Lexo më shumë

Tirana përtej propagandës, tre probleme të pazgjidhura

Tirana përtej propagandës, tre probleme të pazgjidhura

Publikuar më 20.09.2020
Marash Logu Më bie rasti në biseda të ndryshme të dëgjoj qyt...

Marash Logu Më bie rasti në biseda të ndryshme të dëgjoj qytetarë, kryesisht jetojnë në qytete të tjera apo jashtë shtetit, të flasin për “sukseset” e Bashkisë Tiranë. Nuk i kundërshtoj dhe nuk debatoj me ta sepse po ta shohësh Tiranën nga Facebook-u i kryetarit të Bashkisë apo mediat “dashamirëse” me siguri edhe unë ashtu […]

Lexo më shumë

Diplomati që ka frikë nga ‘’Gogoli’’

Diplomati që ka frikë nga ‘’Gogoli’’

Publikuar më 16.09.2020
Pirro Naçi Nuk mjafton që trembet vetë por i bënë thirj...

Pirro Naçi Nuk mjafton që trembet vetë por i bënë thirje të gjithëve;- Të dashur shqipëtarë, ruhuni nga (gogoli) ‘’mardhëniet e shkëlqyera’’ me Greqinë ! Diplomati ‘’epidemiolog’’ mori shkas nga një publikim i Kryeministrit Shqiptar pas takimit me kolegun e tij Grek. Çfarë shkruante Edi Rama pas këtij takimi? – ‘’Mardhëniet e shkëlqyera mes dy […]

Lexo më shumë

Sfida më e madhe për Qeverinë e PD-së, pas 25 prillit është është rendi e siguria!

Sfida më e madhe për Qeverinë e PD-së, pas 25 prillit është është rendi e siguria!

Publikuar më 15.09.2020
Alban Daci Sfida më e madhe e PD dhe e Bashës dhe ndoshta me...

Alban Daci Sfida më e madhe e PD dhe e Bashës dhe ndoshta me seriozja pas 25 prillit duhet të jetë lufta kundër krimit të organizuar, rendi dhe siguria. Nuk mund të tolerohet situata në vend ku Shqipëria ngjan me një vend që është në luftë. Qytetarët ndjehen të frikësuar në rrugë, kafe, autobuz e […]

Lexo më shumë

Populizmi, demokracia liberale dhe Jordan Daci!

Populizmi, demokracia liberale dhe Jordan Daci!

Publikuar më 13.09.2020
Alban Daci A është në rrezik demokracia jonë? Ndoshta më së ...

Alban Daci A është në rrezik demokracia jonë? Ndoshta më së shumti duhet të themi nëse demokracia shqiptare ekziston për të krijuar pastaj dilemën apo dyshimin nëse ajo është në rrezik! Shqipëria ka pasur një raport jo shumë të mirë me demokracinë, në fillim për faktin se ka qenë gjithmonë nën pushtim e autoriteteve të […]

Lexo më shumë