×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Pa radhë dhe duke shtyrë njëri-tjetrin me bërryl, qytetarët nisin të udhëtojnë me urban (Video)

Vëzhgim/ Rinis transporti publik. Frika nga virusi përgjysmon kapacitetet, por nuk ndryshon sjelljet e qytetarëve. Shoferët dhe fatorinot ndajnë me “Shekulli”-n frikën dhe problematikat e ditës së parë

Enida Vërça

Kjo e hënë, shënoi rifillimin e transportit publik, pas afro 4 muajsh pezullim për shkak të epidemisë. Me 70% të kapaciteteve, maska, doreza dhe shumë frikë, qytetarët mëngjesin e kësaj të hëne shkuan në destinacione me transportin urban. “Shekulli”, ishte i pranishëm në disa stacione kryesore të kryeqytetit për të parë nga afër se si po punojnë linjat e transportit dhe sa po i zbatojnë protokollet anti-Covid. Në stacionin kryesor të rrugës së Elbasanit, ku kalon linja e “Unazës së Re”; “Tregu Elektrik”; “Uzina e Autotraktorit” etj, qytetarët ishin me maska dhe në distancë nga njeri-tjetri. Ajo që binte në sy, ishte edhe distanca e fatorinos në momentin që mblidhte biletat. Në hyrje të çdo urbani, ishte i vendosur dezinfektanit dhe dritaret qëndronin të hapura, për të siguruar ajrosjen e nevojshme.

Linjat

Në qendër të kryeqytetit, aty ku grumbullohen disa linja, siç është ajo e “Kamzës”, “Yzberishtit”, “Kombinati”, “Tirana e re”, situata paraqitet më e populluar. Pothuajse çdo linjë ishte e mbushur nga qytetarë. Ata u shprehën për “Shekulli”-n se do të vazhdojnë të respektojnë rregullat. “Jemi të frikësuar se jemi edhe të moshuar, por pa urban nuk shkonin dot në asnjë vend. Siç më sheh, maskën nuk do e heq sa të shkoj në shtëpi. Frikë kemi, se i rrezikshëm është, por nuk kemi zgjidhje tjetër. Jeta vazhdon sido që të jetë. Mjafton të respektojmë rregullat dhe  mund t’ia dalim”,- tha një qytetare, e cila priste në stacion për të shkuar në Kombinat. Një ndër linjat e cila, duket se ka kaluar 70% të kapaciteteve është ajo e “Tiranës së Re”. Të gjitha sediljet janë të mbushura dhe një pjesë e tyre qëndrojnë në këmbë. Shpërfillëse në këtë linjë janë edhe maskat, ku nuk janë vendosur nga qytetarët edhe pse janë e vetmja armë që i mbron në një ambient të tillë.

Shoferët

Shoferët e linjave, shprehen për “Shekulli”-n se në ditën e parë të punës, nuk kanë punuar as me 50% të kapaciteteve. Sipas tyre, vazhdon ende frika dhe njerëzit preferojnë të ecin në këmbë, ashtu siç kanë bërë gjatë kësaj periudhe. “Sa të mësohen njerëzit, kështu do jetë. Edhe pse e kanë patur të nevojshme rikthimin e urbanit, sot numri ka qenë shumë i vogël. Nuk e dimë nëse në ditët në vazhdim do jetë kështu apo jo. Kemi katër muaj që nuk kemi punuar dhe nisa ka patur një sektor mjaft të prekur nga kjo situatë kemi qenë ne”,- thotë Ervini, shofer i linjës së “Yzberishtit”. Fatorino i kësaj linje, Petrit thotë për “Shekulli”-n se me frikë ka dalë sot në punë, por nuk ka një zgjidhje tjetër. “Frikë është, se rastet po shtohen çdo ditë, këtu hipin e zbresin lloj-lloj. Mbase nuk e kemi risk të prekemi, se jemi edhe me fëmijë të vegjël. Nuk besoj se ka më të rrezikuar se ne fatorinot. Jemi në kontakt me çdo njeri, biletat, lekët, por ça të bëjmë, duam të hamë.  Pa punë, s’ka bukë”-, tregon ai.

Pagat

Të pyetur mbi pagën e luftës nëse e kanë marrë dhe a ka detyrime të tjera shteti ndaj tyre, ata thonë se janë në pritje të pagës së fundit. “Pagën e fundit nuk e kemi marrë. Na kanë premtuar se do na i japin por të shohim. Me aq sa dimë ne, do jepet këto ditë. Bashkia dhe linjat kanë rënë në një marrëveshje edhe për këtë pjesë. Po ashtu, dimë që mungesën e kapaciteteve, do e kompensojë bashkia me karburant. Por deri më tani këto janë me fjalë”,- sqaron Ervini. Ndërkohë, të pyetur për mundësinë e rritjes së çmimit të biletës, ata thonë që nuk deri më tani është diskutuar, por kurrsesi nuk mendojnë se është një zgjidhje e mirë.

Stacioni

Pritjet në stacion janë të gjata dhe ardhja e urbaneve sipas orarit të caktuar, nuk u zbatua as në ditën e parë. Edhe pse brenda urbanit përpiqen të qëndrojnë larg njëri-tjetrit, në hyrje dhe dalje një gjë e tillë nuk vihet re. Në stacionin kryesor, pranë “Tregut Çam”, njerëzit u panë duke shtyrë njëri-tjetrin. Kush do zinte sediljen i pari dhe kush do zbriste i pari, ishte sërish një sjellje e cila ndodh gjithmonë në stacion. Në këtë aspekt, duket se pandemia nuk i ka frikësuar. “Nxitojmë, se jemi për punë. Si gjithmonë, këta nuk i respektojnë oraret, vijnë e ikin kur të duan”, tha një qytetare, të cilën e pyetëm, teksa zbriste nga urbani i “Vilave Gjermane”.

Gjobat

Një masë e cila do i detyroj qytetarët të respektojnë rregullat janë edhe gjobat. Me hyrjen e rregullores së re ditën e shtunë (4 korrik) gjobat për mosrespektim të masave do të shkojnë direkt tek qytetarët ose tek punonjësit. Autobusët do të pastrohen në parkingjet e operatorëve pas orës 12 të natës nën monitorimin e punonjësve të Bashkisë me gjithë solucionet anti-covid. Kujtojmë që Shoqata e Transportit Publik refuzoi të nisë punën, pasi hartoi 4 kërkesa. Heqja e akcizës së naftës, ulja e TVSh-së në vlerën 6 për qind në shitje, rimbursimi i kapaciteteve të munguara si pasojë e ndryshimit të protokollit anti-covid dhe rimbursimi i të gjithë shtresave në nevojë pa pagesë.

 

 Qytetarët në stacion, duke pritur urbanin

Ervini, shofer i linjës së Yzberishtit

Qytetarët duke zbritur nga urbani

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

“Do të shini pacientë me Covid në çdo ambient”, mjeku ngre alarmin: Evitoni këto vende

“Do të shini pacientë me Covid në çdo ambient”, mjeku ngre alarmin: Evitoni këto vende

Publikuar më 10.08.2020
Epidemiologu Taulant Muka, nëpërmjet një postimi në rrjetin ...

Epidemiologu Taulant Muka, nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook”, paralajmëron për një situatë shumë shqetësuese në ditët e ardhshme. Mjeku shkruan se pritet që të ketë pacientë në çdo pavijon dhe poliklinikë. Për këtë arsye, ai u bën thirrje qytetarëve të evitojnë të gjithë grumbullimet. Të evitojnë takimet shoqërore dhe po ashtu spitalet, të […]

Lexo më shumë

“Covid-19 ka pësuar ndryshime”, mjeku jep lajmin e mirë: Ja aleati ynë më i fortë!

“Covid-19 ka pësuar ndryshime”, mjeku jep lajmin e mirë: Ja aleati ynë më i fortë!

Publikuar më 09.08.2020
Mjeku u njohur Ilir Alimehmeti përmes një postimi në rrjetet...

Mjeku u njohur Ilir Alimehmeti përmes një postimi në rrjetet sociale ka dhanë lajme mjaft shpresëdhënëse ndaj virusit Covid-19. Teksa të gjithë e dinë se për momentin po qarkullon forma e re e koronavirusit G614, i cili është bërë më i transmetueshëm, Alimehmeti ka publikuar një studim të fundit. Sipas këtij studimi virusi ka pësuar […]

Lexo më shumë

Shifra rekord të infektuarish nga virusi në Shqipëri, shkon në 189 numri i vdekjeve

Shifra rekord të infektuarish nga virusi në Shqipëri, shkon në 189 numri i vdekjeve

Publikuar më 07.08.2020
Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë kryer 586 testi...

Gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë kryer 586 testime për të dyshuar të prekur nga Covid 19, ku 135 persona janë konfirmuar të prekur nga Covid 19. Ndryshe nga ditët e tjera, kjo e premte shënoi një rënie të numrit të viktimave, ku sipas Ministrisë së Shëndetësisë vetëm një 58-vjeçar nuk ka […]

Lexo më shumë

“Nuk kemi më mjekë”, Artan Koni ngre alarmin: Spitalet ‘Covid 3’ dhe ‘Covid 4’ nuk mund të hapen

“Nuk kemi më mjekë”, Artan Koni ngre alarmin: Spitalet ‘Covid 3’ dhe ‘Covid 4’ nuk mund të hapen

Publikuar më 07.08.2020
Mjeku urolog, Artan Koni nëpërmjet një postimi në rrjetin so...

Mjeku urolog, Artan Koni nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook’’, ka denoncuar mbi keqmenaxhimin e situatës së COVID-19 nga autoritetet. Koni shprehet, se nuk bëhet gjurmimi dhe testimi për familjarët e rasteve pozitive. Më tej ai ka shtuar, se spitalet nuk kanë burime njerëzore dhe për këtë arsye nuk po hapen COVID3 dhe COVID4. […]

Lexo më shumë

Koronavirusi i merr jetën biologut të njohur, miqtë i bëjnë dedikimin prekës

Koronavirusi i merr jetën biologut të njohur, miqtë i bëjnë dedikimin prekës

Publikuar më 07.08.2020
Covid-19 i ka marr jetën inxhinierit të pyjeve, Ferdin Liçaj...

Covid-19 i ka marr jetën inxhinierit të pyjeve, Ferdin Liçaj. Lajmin për këtë humbje e kanë dhënë miqtë e tij, të cilët i kanë shprehur ngushëllime të afërmeve dhe familjareve. Në postimin e tyre, miqtë shprehen të pikëlluar nga ky lajm teksa theksojnë se i ndjeri ishte me shumë projekte dhe ëndrra, të cilat u […]

Lexo më shumë

Shifra shqetësuese me Covid në vendin tonë, 119 pacientë po trajtohen në spitale

Shifra shqetësuese me Covid në vendin tonë, 119 pacientë po trajtohen në spitale

Publikuar më 06.08.2020
127 raste të reja, 6 humbje jete dhe 32 të shëruar, ky është...

127 raste të reja, 6 humbje jete dhe 32 të shëruar, ky është bilanci i 24 orëve të fundit në vendin tonë. Mësohet se nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në dy spitalet Covid, 3 qytetarë nga Durrësi, një 64 vjeçar, një 65 vjeçar dhe një 69 vjeçar, me sëmundje bashkëshoqërues. Nuk e […]

Lexo më shumë

Testi i Covidit njëherë pozitiv njëherë negativ, reagon ISHP: Fajin e ka PD!

Testi i Covidit njëherë pozitiv njëherë negativ, reagon ISHP: Fajin e ka PD!

Publikuar më 06.08.2020
Instituti i Shëndetit Publik ka reaguar pas akuzave të Parti...

Instituti i Shëndetit Publik ka reaguar pas akuzave të Partisë Demokratike në lidhje me përgjigjet e testiti Covid-19. ISHP thotë se të gjithë testet e kryera i përkasin standardeve më të larta të cilësisë dhe siguri të lartë. “Cilësia e punës së specialistëve të ISHP dhe testeve të përdorura në rastin e COVID-19, janë të […]

Lexo më shumë

Mjeku tregon 3 masat e parandalimit të përhpajes së Covid-19

Mjeku tregon 3 masat e parandalimit të përhpajes së Covid-19

Publikuar më 06.08.2020
Mjeku infeksionit Tritan Kalo, nëpërmjet një postimi në rrje...

Mjeku infeksionit Tritan Kalo, nëpërmjet një postimi në rrjetin social “Facebook” ka shprehur tre mënyra se si mund të parandalohet përhapja e virusit. Sipas tij, vetëm nëse secili prej nesh ka një higjiene personale dhe kolektive, nëse ruhet distanca fizike dhe nëse mbahet maska në çdo ambient të mbyllur, mund të frenohet përhapja. Statusi i […]

Lexo më shumë