×

Rr. Ismail Qemali, Pallati 18, Kati 1, 1001, Tiranë, Shqipëri
“Shekulli Group”

Ndërkombëtarët të keqardhur: Reforma Zgjedhore u kthye në konfliktuale, ndryshimet kushtetuese pa gjithëpërfshirje

Kuvendi i Shqipërisë kaloi sot me 106 vota pro ndryshimet kushtetuese për zgjedhjet, që i hapin rrugë listave pjesërisht të hapura dhe formulës së re të koalicioneve me lista unike.

Fill pas këtij vendimi erdhi reagimi i PD-së, LSI-së dhe aleatëve, përmes zërit të Lulzim Bashës që në një dalje për media krah Dukës dhe Ndokës u shpreh se ndryshimet e njëanshme “s’janë detyruese për opozitën dhe aleatët”. Po një gjuhë radikale përdori edhe presidenti Ilir Meta, që i cilësoi ndryshimet si antikushtetuese ndërsa tha se Edi Rama e ftoi popullin shqiptar në një përballje historike.

Sakaq nuk vonoi as reagimi i ndërkombëtarëve ku zëdhënësja e Komisionit Evropian, Ana Pisonero, u shpreh e keqardhur për ndryshimet kushtetuese pa konsensus.

“Ndryshimet në kodin zgjedhor të miratuar nga parlamenti më 23 korrik për të zbatuar marrëveshjen e 5 qershorit, bazuar në rekomandimet e OSBE / ODIHR, kanë përmbushur kushtin e vendosur nga Këshilli kur vendosi të hapë negociatat e pranimit në mars.

Tani është thelbësore që ndryshimet në kodin zgjedhor për të zbatuar ndryshimet kushtetuese, në veçanti listat e hapura + rolin e koalicioneve parazgjedhore, të diskutohen siç duhet me të gjithë aktorët politikë në Këshillin Politik në një mënyrë bashkëpunuese + gjithëpërfshirëse përpara se të votohen”, u shpreh Pisonero.

Po i keqardhur u shpreh ambasadori i Delegacionit Europian në Tiranë, Luigi Soreca, i cili theksoi se ndryshimet u bënë pa dakordësinë e opozitës jashtë parlamentit. Ai shtoi se ndryshimet e radhës për Kodin Zgjedhor sa i përket listave dhe koalicioneve, duhet të miratohen me konsensus.

“Tani është thelbësore që ndryshimet në kodin zgjedhor të nevojshme për zbatimin e ndryshimeve kushtetuese, me referencë të veçantë në listat e hapura dhe rolin e koalicioneve parazgjedhore, të diskutohen siç duhet me të gjithë aktorët politikë në Këshillin Politik në një mënyrë bashkëpunuese dhe gjithëpërfshirëse para se të votohen në parlament”, shkruan Luigi Soreca.

Një konsensus të gjerë dhe gjithëpërfshirës të aktorëve politik kërkoi edhe ambasadori i Gjermanisë në Shqipëri Peter Zingraf.

“Shpreh keqardhjen që me gjithë marrëveshjen e arritur dhe tanimë të vendosur në ligj të 5 qershorit reforma zgjedhore e nisur në mënyrë të suksesshme është duke marrë sërish tipare konfliktuale përmes ndryshimeve kushtetuese. Unë respektoj rolin institucional të parlamentit, por njëkohësisht kuptoj që prej marrëveshjes së 5 qershorit rezultojnë pretendime legjitime për një dialog gjithëpërfshirës.

Ndaj u bëj thirrje të gjithë aktorëve të bashkëpunojnë për implementimin ligjor të ndryshimeve kushtetuese në Kodin Zgjedhor si dhe të respektojnë marrëveshjen e 5 qershorit. Në këtë kontekst duhet të diskutohen në mënyrë të veçantë çështjet e listave të hapura dhe roli i koalicioneve parazgjedhore me të gjithë aktorët politikë në Këshillin Politik në frymën e përfshirjes dhe të bashkëpunimit”, tha ambasadori gjerman.

Duke listuar sfidat që ka përpara Shqipëria, ambasadori pohoi se vendi ka nevojë që zgjedhjet e ardhshme të pranohen nga të gjitha palët.

“Shqipëria gjendet përpara mundësive dhe sfidave të mëdha – përmend këtu vetëm bisedimet e anëtarësimit në BE, rindërtimin pas tërmetit dhe kapërcimin e krizës Corona dhe pasojave të saj. Në një situatë të tillë rregullat e qartë e transparentë për zgjedhjet e ardhshme, të pranuar nga të gjitha palët politike, janë me rëndësi thelbësore për të ardhmen e vendit. Sjell në vëmendje, që reforma zgjedhore mbetet një element qendror në përmbushjen e kushteve të formuluara nga Këshilli i BE-së (dhe në mënyrë të ngjashme nga Bundestag-u) përpara Konferencës së Parë të Anëtarësimit me BE-në dhe se zbatimi i suksesshëm i saj është një prej kushteve të grupit të dytë”, theksoi Zingraf.

Një reagim për ndryshimet kushtetuese erdhi edhe nga reporteri për Çështjet Europiane në Bundestag, Florian Hahn.

“Ne përgëzojmë Parlamentin shqiptar për përmbushjen e Marrëveshjes së Këshillit Politik dhe kërkesën e Bundestagut për të miratuar një rekomandim të OSBE / ODHIR të bazuar në Reformën Zgjedhore dhe demokratizimin e mëtejshëm të procesit zgjedhor. Por, të gjitha palët duhet të vazhdojnë të punojnë së bashku”, shkruan ai.

Në fjalën e mbajtur sonte në Kuvend Rama mori edhe njëherë një pozicionim prej sovranisti duke shpërfillur kritikat e ndërkombëtarëve.

“I takon shtetit shqiptar të Kuvendit se çfarë bën me sistemin zgjedhor, nuk është zgjedhje që kemi detyrimin ta ndajmë as me ambasadoren amerikane, as më atë të BE-së dhe me askënd tjetër duke i respektuar maksimalisht…”, tha Rama në Kuvend teksa paralelisht votohej për ndryshimet kushtetuese.

Sjellim në vëmendje që tanimë ndryshon formula e koalicioneve të cilët do të jenë me lista unike kandidatësh për deputetë. Formula e re detyron PD, LSI dhe partitë e tjera opozitare që të dalin tanimë me një listë të përbashkët kandidatësh për deputetë, çka sipas opozitës është disfavorizuese në raport me Partinë Socialiste.

Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.

KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Abuzim seksual me të mitur, dhunë ndaj vajzave apo bashkëshortes, 8 të arrestuar në Tiranë në 24 orët e fundit

Abuzim seksual me të mitur, dhunë ndaj vajzave apo bashkëshortes, 8 të arrestuar në Tiranë në 24 orët e fundit

Publikuar më 24.09.2020
8 persona kanë rënë në prangat e policisë pasi akuzohen për ...

8 persona kanë rënë në prangat e policisë pasi akuzohen për vepra të ndryshme penale. Nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. S., 24 vjeç, pasi në rrugën “Fran Bardhi”, gjatë kontrollit fizik iu gjet e iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike e […]

Lexo më shumë

Kokëdhima: Zhbërja e Shqipërisë, projekti më kriminal i qeverive të tranzicionit

Kokëdhima: Zhbërja e Shqipërisë, projekti më kriminal i qeverive të tranzicionit

Publikuar më 23.09.2020
Kryetari i partisë ‘Zgjidhja’, Koço Kokëdhima, duke iu refer...

Kryetari i partisë ‘Zgjidhja’, Koço Kokëdhima, duke iu referuar të dhënave të EUROSTAT se nga janari i vitit 2019 deri në gusht të 2020-s kanë aplikuar për azil në një nga shtetet e Bashkimit Europian rreth 30 e 500 shqiptarë, pjesa më e madhe të rinj, u shpreh se zhbërja e Shqipërisë, zbrazja e saj […]

Lexo më shumë

Kokëdhima: Referendum për parlamentin me 100 deputetë

Kokëdhima: Referendum për parlamentin me 100 deputetë

Publikuar më 21.09.2020
Kryetari i partisë ‘Zgjidhja’, Koço Kokëdhima, mori si shemb...

Kryetari i partisë ‘Zgjidhja’, Koço Kokëdhima, mori si shembull referendumin në Itali për reduktimin e numrit të deputetëve nga 945 në 600 për të thënë se kjo duhet bërë edhe në Shqipëri. Ai kujtoi propozimin e bërë prej tij në prill 2019 me ‘Paktin Kombëtar’ për një parlament me 100 deputetë, por së pari tha […]

Lexo më shumë

Agron Alibali: Problemet kardinale që duhet të zgjidhë Athina përpara se të kërkojë ndarjen e detit

Agron Alibali: Problemet kardinale që duhet të zgjidhë Athina përpara se të kërkojë ndarjen e detit

Publikuar më 21.09.2020
Studiuesi dhe juristi i njohur flet nga SHBA për gazetën ...

Studiuesi dhe juristi i njohur flet nga SHBA për gazetën ‘Shekulli’. Cilën rrugë duhet të zgjedhë Shqipëria për marrëveshjen e ndarjes së detit Jon me Greqinë, përse nxiton Athina, çfarë ndikimi ka marrëveshja Greqi-Itali dhe veprimet që duhet të bëjnë Dendias dhe Micotaqis, përpara se të vizitojnë Tiranën   Z. Alibali! Rama deklaroi në Athinë […]

Lexo më shumë

“Noti është ëndrra-pasioni-puna ime”, intervistë me notaren olimpiste Nikol Merizaj

“Noti është ëndrra-pasioni-puna ime”, intervistë me notaren olimpiste Nikol Merizaj

Publikuar më 20.09.2020
Vilma Zonja është një 15 vjeçare e talentuar dhe e apasionua...

Vilma Zonja është një 15 vjeçare e talentuar dhe e apasionuar pas notit. Si shumë nga bashkëmoshatarët e saj edhe ajo ka modelet që e frymëzojnë dhe e nxisin për të ecur përpara. Një ndër to është notarja olimpiste shqiptare Nikol Merizaj. Vilma mori guximin dhe i drejtoi sportistes së njohur disa pyetje duke zhvilluar […]

Lexo më shumë

Rama i jep pension të posaçëm deputetit të ‘opozitës së re’

Rama i jep pension të posaçëm deputetit të ‘opozitës së re’

Publikuar më 19.09.2020
Qeveria vendosi korrikun e shkuar që t’i japë shtesën e pens...

Qeveria vendosi korrikun e shkuar që t’i japë shtesën e pensionit  të  posaçëm shtetëror z. Koçi Tahir   Tahiri, në masën e katërfishit të pensionit social, ndërsa shuma e pensionit nuk do ta kalojë kalojë tetëfishin e pensionit social. Vendimi është publikuar në fletoren zyrtare të datës 17 shtator dhe hyn në fuqi menjëherë. Tahiri është […]

Lexo më shumë

Atentati me minë të telekomanduar/ Preng Gjini tregon nga shtrati: Nuk ruhem, s’kam hasmëri me familjen Reçi

Atentati me minë të telekomanduar/ Preng Gjini tregon nga shtrati: Nuk ruhem, s’kam hasmëri me familjen Reçi

Publikuar më 18.09.2020
Preng Gjini është sot në pyetje nga grupi hetimor dy ditë pa...

Preng Gjini është sot në pyetje nga grupi hetimor dy ditë pas atentatit me tritol që u organizua ndaj tij. Gjatë marrjes në pyetje në spitalin e Traumës në Tiranë, ku tashmë ndodhet jashtë rrezikut për jetën, Gjini është shprehur se nuk ka asnjë hasmëri me persona të tjerë, duke iu referuar kryesisht fisit Reçi. […]

Lexo më shumë

Shaban Murati: Kurthi grek për detin, Shqipëria nuk duhet t’i drejtohet gjykatës ndërkombëtare

Shaban Murati: Kurthi grek për detin, Shqipëria nuk duhet t’i drejtohet gjykatës ndërkombëtare

Publikuar më 18.09.2020
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, me siguri nuk e ka lexu...

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, me siguri nuk e ka lexuar librin tim “Çështja e paqenë e detit: Një intrigë greke apo shqiptare?”, i vetmi libër që trajton bisedimet diplomatike detare 2008-2018 midis dy vendeve. Shtëpia botuese “Alsar” ia dërgoi atij posaçërisht rekomande në prag të ngjarjes së madhe politiko-fetare të njoftuar nga autoritetet shqiptare […]

Lexo më shumë