Kronikë

Drejtoria e burgjeve: Ja pse iu vu flaka dyshekëve, një efektiv në spital

burgjet_Kosove2

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve për ngjarjen e ndodhur ditën e sotme në IEVP Vlorë, ku i është vënë flaka disa dyshekëve nga ana e disa të paraburgosurve, sqaron se shkak ka qenë përplasja mes të dënuarve. “Pas një konflikti fizik midis disa personave me rekorde të theksuara kriminale kanë ndërhyrë në mënyrë të menjëhershme forcat e policisë se burgut. Është bërë izolimi i personave të përfshirë në konflikt. Pas kësaj shokët e qelive të personave të futur në izolim në shenjë proteste i kanë vënë flakën dyshekëve të dhomave përkatëse duke sjellë pështjellim të situatës.  Menjëherë është bërë njoftimi I forcave zjarrfikëse, Forcave Operacionale të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve si dhe i forcave të Policisë së Qarkut Vlorë. Gjithashtu është njoftuar dhe prokuroria Vlorë.  Si pasojë e kësaj ngjarjeje është dërguar në spital pas asfiksisë nga tymi një efektiv I policisë së Burgjeve.  Pas largimit të zjarrfikëseve situate në IEVP Vlorë është totalisht e normalizuar.  Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ju bën me dije se në çdo moment është në ndjekje jo vetëm ne situatën e krijuar në IEVP Vlorë por dhe në çdo IEVP tjetër në Republikën e Shqipërisë, në përmbushje të detyrave funksionale dhe në zbatim të planit të plotë të sigurisë”, thuhet në deklaratë.

 

Nuk ka komente deri më tani. Pse të mos jeni ju të parët?

Shto komentin tuaj

5 + 4 =
Gazeta 'Shekulli' iu kërkon gjithë lexuesve të saj, që mundësisht të mos përdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerëzor nëpër komente. Në vend të tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund të jenë shumë më të fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit për pjesëmarrjen tuaj, mjaft të vlefshme në punën tonë!

Ftojmë lexuesit, që nëse kanë opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema të tjera të lira, mund të na kontaktojnë në adresën: komente@shekulli.com.al


KM