Kronikë

Vlorë, vrau 1 dhe plagosi tre të tjerë, pranga 19-vjeçarit

vloreeee

Policia ka arritur të zbulojë dhe ndalojë autorin e vrasjes së djeshme në Vlorë. Në pranga është vendosur 19 vjeccari Gani Tozaj, ndërsa në kërkim janë dy persona të tjerë. Sipas njoftimit të policisë, shkak i përplasjes me armë kanë qenë për motive të dobëta.

Njoftimi i policisë

Më datë 20.04.2017, rreth orës 23:20, pas një konflikti të çastit, në ambientet e lokalit "Fiks Fare" në lagjen "Ujë i ftohtë", është qëlluar me armë zjarri tip Pistoletë dhe ka humbur jetën shtetasi Ergys Gjioveshaj, 33 vjeç, banues në Vlorë. Gjithashtu, kanë mbetur të plagosur edhe 3 shtetas të tjerë:

1- F.H., 28 vjeç, ndodhet në Spitalin e Vlorës (punonte si muzikant).

2- A.L., 26 vjeçe, ndodhet në Spitalin e Vlorës (kliente në lokal).

3- A.Ll., 33 vjeç, ndodhet në Spitalin e Tiranës (punonte si kamarier në lokal).

Të tre, në gjendje shëndetësore jashtë rrezikut për jetën. Pas një pune hetimore intensive, si rezultat i kontrolleve të ushtruara në qytet përgjatë gjithë natës, Policia e Vlorës ka bërë të mundur kapjen dhe arrestimin në një banesë në lagjen "Ujë i Ftohtë" pranë vendit të quajtur "7 pallatet" në orët e para të mëngjesit të sotëm (06:00) e shtetasit: - Gani Tozaj, 19 vjeç, banues në fshatin Sevaster, Vlorë.

Gjithashtu Policia ka shpallur në kërkim shtetasit: 1- A.K., 37 vjeç, banues në Vlorë, për veprën penale "Vrasje në rrethana cilësuese në mënyrë të rrezikshme për jetën e shumë personave, kryer në bashkëpunim" dhe "Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municioneve".

2- E.S., 25 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale "Moskallëzim Krimi".

Dyshohet se konflikti ka nisur ndërmjet viktimës dhe autorëve për motive të dobëta. Në vendngjarje, janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

- 1 armë zjarri Pistoletë të llojit "Revolver-Magnum",

- 15 gëzhoja fishekësh. Vazhdojnë hetimet me qëllim kapjen dhe arrestimin e autorëve të shpallur në kërkim. Po punohet për dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Nuk ka komente deri më tani. Pse të mos jeni ju të parët?

Shto komentin tuaj

3 + 3 =
Gazeta 'Shekulli' iu kërkon gjithë lexuesve të saj, që mundësisht të mos përdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerëzor nëpër komente. Në vend të tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund të jenë shumë më të fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit për pjesëmarrjen tuaj, mjaft të vlefshme në punën tonë!

Ftojmë lexuesit, që nëse kanë opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema të tjera të lira, mund të na kontaktojnë në adresën: komente@shekulli.com.al


KM