Politikë

Rama letër Llallës: Verifiko deputetët e PS

  • Xhensila
  • 21 Prill 2017, 20:17
  • Përditësuar 20:17
letra e rames

Përpara se të shpallë listën zyrtare të kandidatëve për deputetë të Partisë Socialiste për zgjedhjet e 18 qershorit, Edi Rama nis vettingun e grupit aktual parlamentar.
Burime për gazetën“Shekulli” thanë se Rama u ka ngarkuar drejtuesve të 12 qarqeve listat e deputetëve, si dhe ka kërkuar më shumë gra e të rinj si asnjëherë tjetër. Kreu i selisë rozë ka vendosur ta kalojë në sitën e Adriatik Llallës të gjithë grupin e tij parlamentar. Ai i ka nisur një letër prokurorit të përgjithshëm që i kërkon verifikimin e të gjithë deputetëve aktualë.

Në kuadër të ligjit të Dekriminalizimit, Rama i kërkon që të marrë në konsideratë këtë kërkesë për të kryer verifikimet e të gjitha të dhënave të deklaruara nga deputetët e PS dhe të dërgojë një përgjigje përpara 29 prillit, ditës kur në KQZ do të dorëzohet zyrtarisht lista me emrat e kandidatëve për deputetë. Nuk dihet nëse në listën bashkangjitur, e cila është top sekret, Rama ka përfshirë edhe kandidaturat e mbledhura nga drejtuesit e qarqeve. Por selia rozë konfirmon se lista e 29 prillit do të ketë kaluar më parë në filtrin e vetëpastrimit total.

Burimet thonë se fshesa e këtij vettingu surprizues do të kalojë mbi gjithë deputetët aktualë e të rinj të PS. Mësohet se ky vetting ka edhe një “prokuror” tjetër në selinë rozë: Gramoz Ruçin.
Ky i fundit do të paraqesë në kryesi raportin e kontributeve politike të deputetëve, pjesëmarrjen e tyre në mbledhjet e grupit parlamentar, në seancat e Kuvendit dhe të komisioneve parlamentare; praninë e tyre pranë bazës socialiste dhe elektoratit; si edhe ecurinë e deklaratave të tyre të pasurisë gjatë këtij mandati qeverisës.

XH. D

Nuk ka komente deri më tani. Pse të mos jeni ju të parët?

Shto komentin tuaj

2 + 2 =
Gazeta 'Shekulli' iu kërkon gjithë lexuesve të saj, që mundësisht të mos përdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerëzor nëpër komente. Në vend të tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund të jenë shumë më të fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit për pjesëmarrjen tuaj, mjaft të vlefshme në punën tonë!

Ftojmë lexuesit, që nëse kanë opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema të tjera të lira, mund të na kontaktojnë në adresën: komente@shekulli.com.al


KM