Pa kategori

Dalin pamjet/ Si i arrestoi policia trafikantët në "Myslym Shyr" (VIDEO)

  • Xhensila
  • 21 Prill 2017, 20:10
  • Përditësuar 20:10
aksidenti2-620x340Tre shpërndarës droge më zonën e “Myslym Shyri-t”, në Tiranë kanë tentuar t’i shpëtojnë policisë sot, por e kanë pësuar keq. Të tre personat u përpoqen të largohen me makinë nga rruga “Myslym Shyri” në Tiranë, por në ikje e sipër kanë bërë aksident duke u përplasur me një makinë tjetër. Forcat e policisë kanë arritur t’i ndalojnë dhe arrestojnë. Në njoftimin për shtyp të policisë thuhet se edhe kontrolli i biznesit “Mini Market” në pronësi të shtetasit N. M., ku pas kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 2 kilogram e 160 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit Çokollatë Cannabis Sattiva.

Njoftimi i plotë

Mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative nga Specialistët e Narkotikëve, për një shkëmbim të lëndëve narkotike të llojit Heroinë në rrugën “Vangjush Furxhi”, menjëherë është organizuar puna dhe kanë ndërhyrë shërbimet Policore të Sektorit Kundër Narkotikëve si dhe të Operacionales.

Gjatë ndërhyrjes forcat policore kanë hasur në rezistencë dhe njëri nga autorët në përpjekie për ti shpëtuar Policisë ka bërë një manovrim të gabuar me automjetin e tij duke ecur mbrapsht ku ka dëmtuar tre automjete të parkuara pranë automjetit të tij tip “Mercedes Benz”, dhe më pas ka braktisur mjetin dhe ka tentuar të largohet me vrap.

Punonjësit e policisë janë detyruar të bëjnë qitje në ajër për të bërë të mundur neutralizimin, ku më pas kanë bërë kapjen dhe arrestimin e tij.

Në brendësi të automjetit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 1 kilogram e 24 gramë me lëndë të dyshuar narkotike e llojit Heroinë.

Në bazë të këtyre informacioneve është bërë edhe kontrolli i biznesit “Mini Market” në pronësi të shtetasit N. M., ku pas kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 2 kilogram e 160 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit Çokollatë Cannabis Sattiva.

Nga veprimet proceduriale të kryera janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

– 1 kilogram e 24 gramë me lëndë të dyshuar narkotike e llojit Heroinë
– 2 kilogram e 160 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit Çokollatë Cannabis Sattiva
– 1 automjet i tipit “Alfa Romeo”
– 1 automjet i tipit “Mercedes Benz”
– 12 aparate telefonik

Materialet proceduriale do ti kalojnë Pokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve në bashkëpunim”, parashikuar nga Neni 283-25 i Kodit Penal.

Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale 1 kilogram e 24 gram lëndë narkotike e dyshuar si Heroinë si dhe 2 kilogram e 160 gramë Çokollatë e dyshuar Cannabis Sattiva.

Më datë 21.04.2017, Specialistët e Narkotikëve në Drejtorinë vendore të Policisë Tiranë, kanë bërë të mundur finalizimin e operacionit “BBM”, në kuadër të cilit kanë arrestuar në flagrancë shtetasit:

– F. B., 27 vjeç, banues në Elbasan

– A. M., 49 vjeç, banues në Elbasan

– T. Sh., 53 vjeç, banues në Tiranë

– E. M., 39 vjeç, banues në Tiranë

– N. M., 45 vjeç, banues në Tiranë

XH. D

 

 

 

 


Nuk ka komente deri më tani. Pse të mos jeni ju të parët?

Shto komentin tuaj

4 + 3 =
Gazeta 'Shekulli' iu kërkon gjithë lexuesve të saj, që mundësisht të mos përdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerëzor nëpër komente. Në vend të tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund të jenë shumë më të fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit për pjesëmarrjen tuaj, mjaft të vlefshme në punën tonë!

Ftojmë lexuesit, që nëse kanë opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema të tjera të lira, mund të na kontaktojnë në adresën: komente@shekulli.com.al


KM