Politikë

Deputeti socialist flet për ndarje mes PS dhe LSI

  • Xhensila
  • 21 Prill 2017, 19:26
  • Përditësuar 19:26
deputeti-i-ps-se-ervin-bushati-c1200x600

Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim tashmë le të hyjnë të ndara në zgjedhjet parlamentare të 18 qershorit. Këtë e ka shprehur në rubrikën “Opinion” në “News 24”, deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Bushati. Ai tha se me skadimin e afatit për rregjistrimin e koalicioneve në KQZ, këto forca mund të shkojnë ndarazi në zgjedhje, por e rëndësishme është që të zbatohet ligji. Pyetjes së gazetarit nëse tashmë me tejkalimin e afatit ligjor për koalicionet PS dhe LSI do të shkojnë të ndara, deputeti socialist u përgjigj. “Nuk ka asnjë problem në këtë pikë. Le të shkojnë edhe të ndara. Rëndësi ka që të zbatohet ligji. Rëndësi ka që të jemi sa më të ftohtë dhe mekanizmi të jetë ligjor. Nëse ne i bindemi  vetëm ligjeve, atëherë kjo pjesa e pasioneve do të zhduket. Sa më e qetë të jetë politika, aq më mirë për qytetarët”, u shpreh Ervin Bushati.

XH. D.

Nuk ka komente deri më tani. Pse të mos jeni ju të parët?

Shto komentin tuaj

4 + 7 =
Gazeta 'Shekulli' iu kërkon gjithë lexuesve të saj, që mundësisht të mos përdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerëzor nëpër komente. Në vend të tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund të jenë shumë më të fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit për pjesëmarrjen tuaj, mjaft të vlefshme në punën tonë!

Ftojmë lexuesit, që nëse kanë opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema të tjera të lira, mund të na kontaktojnë në adresën: komente@shekulli.com.al


KM