Gastronomi

Këto katër ushqime ju plakin më shpejt

ushqimeUshqimet që konsumojmë kanë një ndikim shumë të madh në ҫdo aspekt të trupit, edhe në plakjen e tij. Kujdes kur të konsumoni ushqimet e mëposhtme:

1.Të skuqurat:
Çdo gjë e skuqur mund të shkaktojë pasoja të dëmshme në trup. Sipas Andrea Giancoli, dietolog, ushqimet e skuqura si patatet, mund të shkaktojnë inflamacion në trup dhe rrezik për sëmundjet e zemrës.

2.Llojet e mishit të përpunuar:
Kanë një përmbajtje të lartë yndyre dhe të gjitha ushqimet që mund të kontaminohen lehtësisht. Qëndro sa më larg këtyre produkteve që shkaktojnë inflamacion në trup.

3.Ëmbëlsirat me përmbajtje të lartë sheqeri dhe me shumë karbohidrate:
Janë gjithashtu rrezik për plakjen. Jo vetëm që ndikojnë në shtimin në peshë, por gjithashtu të krijojnë edhe rrudha. Giancoli thotë se konsumi i shumë produkteve të tilla mund të ҫojë në shterim të kolagjenit të lëkurës, aq shumë i domosdoshëm për të luftuar krijimin e rrudhave.

4.Mishi i kuq:
Po ashtu një përbërës që ka përmbajtje të lartë të yndyrave të ngopura. Përpiqu të konsumosh sa më pak mish dhe më shumë mish pule apo fruta deti, në mënyrë që të shmangësh yndyrën e lartë që mund të shkaktohet në trup. Nëse vërtet të pëlqen mishi i viҫit, zgjidh më mirë fileto, sepse ka më pak rrezikshmëri.

/A.L/

Nuk ka komente deri më tani. Pse të mos jeni ju të parët?

Shto komentin tuaj

7 + 3 =
Gazeta 'Shekulli' iu kërkon gjithë lexuesve të saj, që mundësisht të mos përdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerëzor nëpër komente. Në vend të tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund të jenë shumë më të fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit për pjesëmarrjen tuaj, mjaft të vlefshme në punën tonë!

Ftojmë lexuesit, që nëse kanë opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema të tjera të lira, mund të na kontaktojnë në adresën: komente@shekulli.com.al


KM