Soft

Trupi ynë flet. Ja se si të dëgjojmë atë që do të na thotë

C_2_articolo_3067356_upiImagepp

Marrëdhënia që na lidh me trupin tonë është metafora e përditshme e cila na vë në kontakt me jetën tonë dhe mund të na ndihmojë të gjejmë një çelës për të kapërcyer frikën tonë. Shpesh në fakt çrregullimet ushqimore janë treguesi i diçkaje që “thyhet” në brendësinë tonë.

Mjaft me fjalën dietë: Nëse prej vitesh po përpiqemi të humbim në peshë, vetë fjala “dietë” na zgjon imazhin e një burgu, duhet të ndryshojmë rrënjësisht mënyrën se si ne interpretojmë ngjarjet: përqendrimi në aspektet pozitive më shumë sesa tek ato negative është thelbësore. Le ta braktisim fjalën dietë dhe ta zëvendësojmë me një të mendim të ri pozitiv, si për shembull, “të qenit në formë”. Krijimi i një marrëdhënieje me një nevojë të re të trupit tonë do të jetë edhe më e lehtë.

Dëshira legjitime: Të gjithë e dimë: rregullat shumë të rrepta stimulojnë efektin e kundërt, duke sjellë një mendim fiks në lidhje me atë që ne e klasifikojmë si “të ndaluar. Fjalëkalimi? Zëvendësoni! Në qoftë se duam diçka të ëmbël është e nevojshme ta kënaqim vetveten pa u përpjekur të gjejmë diçka tjetër të ëmbël me më pak kalori apo më të shëndetshme. Kur trupi mësohet me shije të reja, dalëngadalë ajo ndikon në llojin e stimulit pa ndryshuar rezultatin përfundimtar, kështu që truri ynë ka tendencë të lidhë shijen e lidhur me ëmbëlsirat me ushqime të ndryshme, të tilla si fruta, kos apo fruta të thata, më të shëndetshme dhe me më pak kalori.

Pa angazhime: Një shëtitje e thjeshtë në ajër të pastër përshpejton metabolizmin, ndikon në prodhimin e vitaminës D, e cila është thelbësore në parandalimin e osteoporozës dhe na lejon të lidhim burimet tona të brendshme, duke favorizuar një relaksim të thellë të trupit. Gjysmë ore aktivitet fizik çdo ditë mjafton: rruga për të shkuar në zyrë apo pas darka janë pretekste të mira për të dalë jashtë shtëpisë.

Mendimi i bukur: Në shoqërinë perëndimore gëlltiten sasi të mëdha ushqimi, pothuajse gjithmonë në një mënyrë krejtësisht të pavetëdijshme, ndërsa murgjit zen kanë një rregull për ata që e gjejnë veten në rolin e kuzhinierit:  të mendojnë vetëm për atë që janë duke bërë. Ndërsa jemi duke prerë, gatuar, pjekur të vëzhgojnë veprimet tona, sepse ne jemi duke gatuar ushqim për ne dhe familjen. Një mënyrë e re e të gjallëruarit të ushqimit tonë, të reflektojmë mbi kuptimin e mirënjohjes ndaj ushqimit dhe jeta na sjell më afër nevojave të organizmit dhe trupit tonë.

Këtu dhe tani: Vetëm momenti i vërtetë kur duhet të veprojmë, për të bërë ndryshimin, për të jetuar të tashmen. Të vazhdojmë të mendojnë për të kaluarën apo për një projekt të së ardhmes është e padobishme. Nëse e lëmë veten të lirë për të dëgjuar thellë do të zbulojmë se trupi ynë nuk është një armik, do të fillojnë të bëjmë paqe me veten dhe të gjejmë përsëri shijen për tu gjallëruar, për të pasur humor të mirë dhe energji.  /K.Dh/

Nuk ka komente deri më tani. Pse të mos jeni ju të parët?

Shto komentin tuaj

3 + 4 =
Gazeta 'Shekulli' iu kërkon gjithë lexuesve të saj, që mundësisht të mos përdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerëzor nëpër komente. Në vend të tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund të jenë shumë më të fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit për pjesëmarrjen tuaj, mjaft të vlefshme në punën tonë!

Ftojmë lexuesit, që nëse kanë opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema të tjera të lira, mund të na kontaktojnë në adresën: komente@shekulli.com.al


KM