Lifestyle

Çfarë bëjnë disa nga njerëzit më të suksesshëm të botës përpara se të flenë?!

  • Xhensila
  • 21 Prill 2017, 17:30
  • Përditësuar 17:30

1 Nga 6 Foto


Të gjithë e dimë se njerëzit më të pushtetshëm të botës do të bënin gjithçka për pasurinë e tyre, madje mund të heqin dorë fare nga gjumi edhe pse kjo do të ketë pasojat e veta. Përshembull, presidenti Trump, më shumë se një herë, ka pohuar se e mbyll natën vetëm me 4 orë gjumë. Të tjerët, edhe pse janë më normal se kaq, kanë rutinën e tyre para se të flenë.

Ja se cfarë bëjnë disa nga njerëzit më të suksesshëm të botës, pak para se të shtrihen për të fjetur. Kjo përveçse interesante, do t’ju motivojë drejt suksesit.

Bill Gates lexon rreth 1 orë!

Kreu i Microsoft-it gjithmonë e gjente kohën për të lexuar para se shkonte në shtrat. Ai është shprehur se nuk kishte rëndësi se sa vonë mund të ishte, kurrë nuk flinte pa lexuar më parë. 1 libër në javë, ky qe objektivi i tij. Gates mbante gjithashtu një listë librash të cilat ua këshillonte të gjithëve ta lexonin.

Sheryl Sandberg fik telefonin!

Para se të flejë, menaxherja e operacioneve të Facebook-ut, zgjedh të shkëpusë çdo lidhje me botën virtuale.  Duket pak paradoksale, por ja që vetë ajo është shprehur se nuk i pëlqen ta shqetësojnë gjatë natës. Edhe pse fikja e telefonit është gjëja më e dhimbshme që mund të bëjë.

Oprah Winfrey mediton!

Ajo është biznesmene e suksesshme, aktore, moderatore dhe përsëri ia del ta gjej kohën për të medituar dhe për të përqendruar rreth vetes energjitë pozitive që i duhen për sfidat e ditës tjetër.

Stephen King lan duart!

Rutina, ashtu si dhe vepra e tij, sigurisht që nuk kanë si të jenë ndryshe, përveçse të çuditshme. Autori i njohur i filmave horror ka rrëfyer se prej vitesh rutina e tij nuk ndryshon, ai lan dhëmbët e më pas duart. Por përse dikush duhet të lajë duart para se të flejë? Kësaj as ai vetë nuk i përgjigjet. Madje një fiksim tjetër i tij janë jastëkët, ato duhet të  vendosen në të njejtën mënyrë çdo herë.

Eminem fik gjithë dritat e shtëpisë!

Eminem-i hap të gjitha dritaret e dhomës në të cilat qendron dhe fik dritat pak para se të flejë. Errësira dhe zhurma duket se i japin reperit qetësinë dhe frymëzimin që i duhet.

XH. D.

Nuk ka komente deri më tani. Pse të mos jeni ju të parët?

Shto komentin tuaj

4 + 4 =
Gazeta 'Shekulli' iu kërkon gjithë lexuesve të saj, që mundësisht të mos përdorin sharje, fyerje denigruese ndaj dinjitetit njerëzor nëpër komente. Në vend të tyre, faktet dhe argumentet tuaja logjike mund të jenë shumë më të fuqishme pa to. Me respekt dhe falemnderit për pjesëmarrjen tuaj, mjaft të vlefshme në punën tonë!

Ftojmë lexuesit, që nëse kanë opinione mbi shkrimet e botuara te 'Shekulli' apo mbi tema të tjera të lira, mund të na kontaktojnë në adresën: komente@shekulli.com.al


KM